Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar menjëherë pas miratimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Shehu shkruan se miratimi i ligjit për përdorim të gjuhës shqipe nga Parlamenti Maqedonas është një sukses tjetër i madh jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni por në të gjithë rajonin, për stabilitet dhe të ardhme evropiane.

Më tej deputeti përmend faktin se u realizua pika e fundit e mbetur nga Marrëveshja e Ohrit.

Statusi i plotë:

Miratimi sot i Ligjit per Perdorimin e Gjuhes Shqipe nga Parlamenti i Maqedonise, nje sukses tjeter i madh jo vetem per shqiptaret e atjeshem, por per te gjithe ate vend e Rajonin tone, per stabilitetin e te ardhmen europiane. U realizua dhe nje pikat e fundit te mbetura nge Mareveshja e Ohrit.

Ky hap shume i rendesishem, ploteson me qarte arritjet mahnitese qe kombi i yne ka prekur ne keto 25 vite.

Une dua te kujtoj sot disa nga ata qe kontribuan fuqishem per kete rrugetim ne Maqedoni, qe nga miku im i vjeter Arber Xhferri, te Mendu Thaci e deri te politikani i shquar e i qarte Ali Ahmeti.

PA DYSHIM NJE MERITE THELBESORE I TAKON PARTNEREVE TANE TE MEDHENJ SHBA E BE.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com