Miratimi i ligjit për Teatrin, reagon PD: Parlamenti hëngri turpin me kartonë

Miratimi i ligjit për Teatrin, reagon PD: Parlamenti hëngri turpin me kartonë

Luçiano Boçi

TIRANE-Mazhoranca votoi me 75 vota pro, ligjin e rishikuar për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Ky votim i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Opozita bojkotoi seancën, ndërsa pas votimit ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike. Deputeti Luçiano Boçi përmes një statusi në Facebook është shprehur se ‘parlamenti hëngri turpin me kartonë’.

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare. Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.  Tani po e ripërtypin dhe me kartona.

Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre. Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare. Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit. Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti. Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!

Luçiano Boçi

Opozita kundërshtoi votimin e variantit të ri të ligjit për Teatrin, pasi sipas PD dhe LSI pas pranimit të dekretit të Metës, ligji është bërë nul.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë