Miratohet ligji i ri për Teatrin, mazhoranca e kalon me 75 vota, mungon opozita

TIRANË-  Seanca plenare që nisi që prej orës 10:00, ka përfunduar me votimin e dekretit të Presidentit Meta për ligjin për Teatrin Kombëtar. Mazhoranca ka votuar me 75 vota pro, ligjin e rishikuar për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Ky votim i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Opozita bojkotoi seancën. Në momentin e votimit, në seancë mungonin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Më herët gjatë seancës, Rama foli në Kuvend dhe denoncoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se kur ishte kryetar Bashkie firmosi privatizimin e Teatrit 'Metropol' për interesa biznesi te deputeti i tij, Astrit Veliaj. Sipas Ramës, në vend të Teatrit do ngriheshin kulla shumëkatëshe për dyqane dhe apartamente banimi. Rama publikoi edhe shkresën e Bashës për privatizimin e 'Metropol'-it dhe letërkëmbimin me ministrin e atëhershëm të Ekonomisë, Florjon Mima.

Ajo që më nxori këtu është një shkresë që Florjon Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë , i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashksië së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për një Teatër të ri të Metropolit, në këmbim të një kontributi të z.Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim edhe të z.Veliaj pasi të investonte për Teatrin e ri, por privatizim, për të ndërtuar pallat, me dyqane dhe me dhoma gjumi.

Natyrisht që estrada është ekskluzive e PD-së dhe është e drejta legjitime e Lulzim Bashës, Mimës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpar anjë shembulli nga qindra dhe mijëra shembuj që mund të nxjerrim për të ballafaqur fytyrën e tyre kur flasin me fytyrën dhe pasqyrën e fakteve që tregon sesa hipokrite është e gjithë përpjakja e tyre. Hipokritë kur bërtasin për të mbrojtur një godinë të marrë fund që vetëm Teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohjet, ndërkohë që, e ka skenën 8 m të gjerë. E dini sa është gjerësia e Turbinës? 24 m. Tetë metra e ka Teatri Kombëtar. Edhe restaurimi ishte i pamundur, përsëri do kishim një skenë 8 m, si vatër kulture në rastin më të mirë. Ndërkohë që shqiptarët duhet thjesht e vetëm të bëjnë dallimin, midis nesh që një pronë publike të kthyer në një gërmallë, që t’’i referohet askush në mes të qytetit, pa i cënuar 1 m2 do ta kthejmë në njëTeatër të bukur dhe modernin të rajonit. Shikoni stadiumin e ri për të besuar. Një Teatër Metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në estradë të skeçit të tyre.

Edi Rama, kryeministër

Seanca në Kuvend, Arta Marku raporton para deputetëve
Në seancë ka raportuar kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Marku ka prezantuar në këtë seancë raportin vjetor për kriminalitetin për vitin 2017. Marku ka thënë se prokuroria e përgjithshme ka dërguar 11 mijë raste për procedim dhe se kallëzimet penale janë rritur me 10%. Marku ka thënë se prioritet për prokurorinë mbetet hetimi i zyrtarëve të lartë. 

Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa  me i lartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore.  Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet për ne. Lufta kundër korrupsionit ka patur rritje me 60% të rasteve të dërguara në Gjykatë. Është kërkuar nga prokurori që në 60% është kërkuar burgim dhe në 40% të rasteve është kërkuar dënimi alternative. Prokuroritë kanë zhvilluar analiza të vazhdueshme për punën e Gjykatave. 13 procedime penale për funksionarët e lartë. Kemi një plan anti-kanabisi deri në vitin 2020. Treguesit statistikorë tregojnë për procedime penale për zgjidhjet e martesës. Procedimet më të larta janë për vjedhje. Kemi hetuar me përparësi dhunën në familje.

Arta Marku, prokurore e Përgjithshme

( Kliko këtu ) për raportin e plotë të punës së prokurorisë dhe gjendjes së kriminalitetit në 2017 

Me përfundimin e fjalës së Markut ka folur kryetari Gramoz Ruçi, i cili ka thënë se rregullorja ka parashikuar që dekreti të shqyrtohet dhe të votohet në të njëjtën seancë.

Opozita më ka nisur një Opozita e sotshme ka shqyrtuar dekretin e Presidentin dikur dhe ka miratuar ligjin. Kështu ka vepruar kur ishte në pushtet vetë opozita. Precendetët e tyre janë përgjigjia më e mirë.

Para se të ankohen dhe të kërkojnë e të protestojnë duhet të dinë rregullore. Kjo ishte sa për sqarim. Fillojmë me shqyrtimin e dekretit.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Balla: Spaho veproi po njësoj 2 vite më parë, o Lulzim o jurist?!

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, ka thënë se PD gënjen kur thotë se shqyrtimi i dekretit në seancën e sotme është shkelje. Balla ka kujtuar një ngjarje të viti 2016, kur Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për shqyrtim një dekret në Kuvend, dhe vetë PD, në një seancë që drejtohej nga Edmond Spaho.

Opozita thotë se gjoja shqyrtimi i dekretit bashkë me raportin qenka shkelje e madhe. Unë nuk gjej ndonjë rast tjetër në praktikën parlamentare që ne të kemi vepruar ndryshe. Nuk e mbaj mend, por dekreti i kthyer nga Nishani, është votuar në një seancë që drejtohej nga Spaho në vitin 2016. Votim i dyfishtë. Çlidhje ka ligji për avokatët me Teatrin? O Lulzim o jurist? Ky është zanat i turpshëm

Sot nga hoteli luksoz ku mori pjesë me deputetët e pakësuar foli për kryeprokuroren. Basha merr 2 miliardë lekë në vit nga oligarkët dhe i shan ditën.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Ora 11:47
‘Teatrin nuk e kanë lyer për 8 vite‘, socialistët diskutojnë ligjin në Kuvend,‘ Shalsi: Diskutimet e opozitës, banale

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja gjatë diskutimeve për shqyrtimin e dekretit të presidentit Meta për ligjin për Teatrin Kombëtar, ka thënë se akuzat e PD dhe LSI për paligjshmëri me këtë seancë, nuk janë të vërteta. Manja ka theksuar se Meta ka të drejtë ka kthejë ligjin vetëm një herë. Pas Manjës, në Kuvend ka folur kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Eduart Shalsi. Shalsi ka thënë se akuzat e PD-së janë banalitet.

Diskutimet në seancë:

Ulsi Manja: Ka dy ditë që PD dhe LSI thonë që kemi shkelur ligjin. Ka precedentë të mëparshëm kur kuvendi drejtohej nga Meta. Presidenti ka të drejtë ta kthejë ligjin vetëm një herë. S’kemi të bëjmë me një rast që ka të bëjë për herë të parë.

Eduart Shalsi: Prisnim që atë ditë në Komison të diskutonim, jo të përdornim fjalë banale.  Kur ishin në pushtet në asnjë rast nuk diskutuan për Teatrin. Tani vrasin mendjen për tetarin. Opozita të tërheq në një debat banal dhe shpeshherë fitojnë. Kemi përballë një palë që nuk ka bërë asgjë. Shqetësimi ynë ka qenë që të bëjmë një teatër dinjitoz. Reagimet e tyre janë një farsë. Ishin 8 vite në pushtet dhe nuk investuan për Teatrin, as nuk e lyen njëherë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bora: 20/09/2018 14:08

    Arta Marku, zgjedhje e shkelqyer, shume e pershtatshme per ate pozicion. I lumte atyre qe e kane piketuar. Respekte, Bora Toronto

    Përgjigju
  • Xxx: 20/09/2018 13:17

    Ata qe flasin per teatrin qe mos prishet nuk e kane pare me sy ndonjehere deren e teatrit pse nuk u ngriten ndonjeher per ndermarjet ekonomike keta fshatare qe lane mijra njerez pa pune dhe mesuan vjedhjet largimet nga vendi etj.

    Përgjigju
  • lexues: 20/09/2018 13:07

    Nuk ka njeri me te trashe se ky veliaj...se si mund te kemi perfaqesues te tille ne parlament tregon vetem nivelin tone si popull

    Përgjigju
    • Tirona: 20/09/2018 17:54

      Per cilin Veliaj e ke fjalen, nqs e ke per Erion Veliaj rri i qete se nuk eshte ne parlament.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen