Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se me votimin e paktit të 5 Qershorit u plotësua një nga kushtet kryesore për fillimin e negociatave. "Bashkimi Europian mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t'i japin qytetarëve shqiptarë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR".
Ai kërkon që propozimet për ndryshimet e tjera që pritet që të bëhen për hapjen e listave dhe koalicioneve nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit. "Ne jemi njohur me propozimet shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa pranojmë rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit".
Lajmi kryesor:
Kuvendi vulos paktin e 5 qershorit, SHBA-BE: Një hap drejt hapjes së negociatave. Yuri Kim: Mirëpresim rithirrjen e Këshillit Politik
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
5.8%
Vota total: 1047
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH përgënjeshtron Berishën! Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, emërohet këshilltare e lartë
20 Mars, 20:01
-
Tiranë/ Arrestohet 48-vjeçari, pjesë e grupit që çonte shqiptarë dhe të huaj drejt SHBA-së për 30-40 mijë dollarë (EMRI)
27 Shkurt, 12:28
-
Berisha e sulmoi, Trump e vlerëson! Sekretari Amerikan i Shtetit ngarkon Yuri Kim me monitorimin e ndihmës për Ukrainën
26 Shkurt, 21:28
-
'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
18 Shkurt, 19:27
-
Pa konsensus/ ‘Ligjet’ shtyjnë ndryshimet në Kod, PD gati të votojë vetëm heqjen e pagesës për postën e emigrantëve
10 Shkurt, 21:19
-
Sali Berisha ofendon Yuri Kim: Bastarde, më e korruptuara që ka pasur historia
10 Shkurt, 17:55
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Ngrirja e fondeve të huaja, Trump tërhiqet vetëm për programet e ndihmës humanitare globale! Ambasada e SHBA njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio
30 Janar, 10:02
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Viti i Ri/ E dërguara me punë e SHBA uron në shqip: Vijojmë bashkëpunimin! Krenarë për çfarë bëmë bashkë në 2024
31 Dhjetor 2024, 11:28