Opozita e shfaqi kundërshtinë e saj ndaj reformës territoriale të socialistëve në seancën e Kuvendit. Por betejën kundër saj, do e vijojë edhe jashtë Kuvendit në tentativë për të penguar zbatimin e saj.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lajmëroi se kanë nisur mbledhjen e firmave për referendum. Berisha, nuk përjashton as dërgimin e reformës në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se do të ndjekin çdo betejë për ligjore për të mos lejuar asgjësimin e 15 bashkive.
Sali Berisha: PD do të përdorë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, të cilat kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë.
Ankim në kushtetuese?
Sali Berisha: Nuk përjashton asnjë nga mundësitë ligjore. Ne bëmë avokatinë e qytetarëve në një debat ndër më të gjatët dhe intensiv në historinë e kuvendit. 14 orë, paraqitëm çdo argument dhe asnjë interes partiak, të gjitha në interes të qytetarëve, por u shumëzuan me zero për interesa elektorale të padrinos. Ne çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, do të shfrytëzojmë.
Duke e quajtur reformë antikombëtare shumë larg propozimit të opozitës për së paku 100 bashki, për kreun e demokratëve, territorialja u miratua nga mazhoranca, nën presion dhe kërcënim.
“Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre. Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre. Të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan në një krim kolektiv për asgjesimin e 15 bashkive.
Reforma territoriale është pa dyshim, në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetë qeverisjen e komuniteteve. Ka të bëjë me qeveritë vendore të tyre, të cilat kanë misionin zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit. Kanë mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve të komuniteteve. Dita e djeshme ishte dita e hanxharëve të krimit, ku deputetët merreshin peng si lepuj, ku ata shantazhoheshin, thirreshin, kërcënoheshin me pasoja të rënda familjare dhe personale", tha Berisha.
Për një nga aleatët e Berishës, Partinë e Lirisë, zgjidhja nuk vjen më në rrugë ligjore, por vetëm me protesta.
“Çdo ditë, çdo javë, në çdo qytet e në çdo shesh, deri kur zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe Edi Rama dhe 85 llum-deputetët e tij në Kuvendin e krimit, që i shërbyen verbërisht, të përballen me përgjegjësinë politike dhe pasojat shkatërrimtare të vendimit të tyre”, tha Tedi Blushi.
Socialistët pritet që javën e ardhshme të vijojnë me ngritjen e komisionit të posaçëm për të përcaktuar kompetencat e 46 bashkive, ku opozita nuk do të marrë pjesë. Berisha e bëri të qartë këtë të premte, se PD do ta bojkotojë komisionin.
Pyetje: PS tha se do ringrejë komisionin e Reformës Territoriale për të përcaktuar kompetencat e bashkive këtë herë. A do shkojë PD?
Sali Berisha: Në asnjë rrethanë. PD mori pjesë, dhe unë ua kam thënë këtu para jush se ne marrim pjesë, jo se bindemi se Edi Rama nuk do përdorë votat e krimit kundër qytetarëve, e kishim shumë të qartë, por morëm pjesë dhe ndoqëm agjendën në mbarë Shqipërinë për të dëgjuar zërin e qytetarëve, të cilët në çdo konsultë e demaskuan ndarjen territoriale të Edi Ramës.
Ndoqëm, morëm pjesë për të përgatitur variantin tonë të reformës territoriale, i cili jo që nuk hiqte, por shtonte 100 bashki dhe mbetej e hapur për shtimin e bashkive të tjera në përputhje me konsultimet, të cilat u ndërprenë.
-
/LEDI/,ke shume te drejte,te dy jane njelloj,te dy kane marre peng deputetet e tyre,por ne PD per momentin ka pak me teper demokraci.Une nuk shoh ne PS dike qe t'i thote Rames bej doreheqjen se qendrove gjate edhe si kryeminister edhe si kryetar partie,nuk shoh nje /Salianj/,nuk shoh dhe socialiste qe te mbushin sallat ,sic mbushin sallat demokratet qe degjojne Salianjin.Ka disa rebele qe ngrene zerin,por asnje nuk del nga rreshti,ndoshta nga qe jane te vetekenaqur e te tejngopur me pushtet,ndoshta kete do t'a bejne kur te humbin zgjedhjet.Por koha do t'a tregoje qe te dy jane njelloj.
Përgjigju -
Saliu thote se deputet e Ps jane marre peng nga Rama ! Po depuetet e Pd nuk jane marre peng nga ju ? Asnje ndryshim per ju te dy .Para demokracia shqiptare
Përgjigju









Komente
Komento