Listës së shërbimeve që do të përfitojnë falas ose me çmime të reduktuara studentët e universitete të Tiranës falë Kartës së Studentit i shtohen edhe 18 të tjera, njofton bashkia e Tiranës. Këshilli Bashkiak votoi gjatë mbledhjes së sotme vendimin për miratimin e plotë 18 shërbimeve të tjera që studentët mund të përfitojnë duke përdorur kartën e studentit, ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se deri në fund të verës do të synohet që kjo listë të shkojë deri në 100 të tilla.
“Kemi një listë me 40 shërbime, e kemi azhornuar sepse janë shtuar edhe shërbime të tjera. Në mbledhjen e fundit ishtë Muzeu Kadare, tani do të kemi disa stacione të tjera ku studentët t’i marrin këto shërbime. Pretendojmë që deri në fund të verës këto të shkojnë deri në 100 shërbime publike dhe private”, - tha Veliaj.
Më tej ai bëri të ditur se procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të studentit ka ecur me ritme shumë të mira, çka ka bërë që deri më tani të lëshohen rreth 10 mijë të tilla. “Jam shumë i lumtur se kemi arritur deri në 10 mijë karta të lëshuara për studentët. Kjo është inkurajuese pasi kemi një rritëm shumë më të shpejt se sa privati, kur vjen puna për një produkt. Dhe në dallin nga privati që i duhet dy javë ne na duhet dy minuta dhe studenti merr kartën”, u shpreh Veliaj.
Veliaj shprehu mirënjohjen jo vetëm për angazhimin e institucioneve shtetërore, por më së shumti të subjekteve private që i janë bashkuar kësaj nisme duke ofruar gjithashtu shërbime dhe produkte falas ose me çmime të reduktuara për këdo që mban Kartën e Studentit. “Jam shumë i lumtur që shumë banka, kompani celulare, kompanive të veshjeve, kompanive të kancelarive, kompanive të pajisjeve elektronike, të gamës së produkteve ose ushqimore, ose mensave të gamës së produkteve që konsumon një student, janë bërë pjesë e skemës”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në Bruksel për 75-vjetorin e Kolegjit të Europës: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve! Kampusi, histori suksesi për Tiranën
21 Nëntor, 15:21
-
Festivali i Nomadëve Digjitalë, Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan i të gjithëve! Bëhemi gati për titullin ‘Kryeqyteti Europian i Kulturës'
20 Nëntor, 15:46
-
Premtimi i Veliajt, nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë! Vendimi miratohet me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak
19 Nëntor, 17:54
-
Prezantohet në shqip libri i ish-kryebashkiakut të Bogotas, Veliaj: Ekipi i tij do ndihmojë në zbatimin e sistemit të ri të transportit në Tiranë
19 Nëntor, 14:46
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
Rehabilitohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Tirana, një kantier investimesh, buxheti 2025, më transformuesi
16 Nëntor, 13:07
-
Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Bashkia e Ferizajt i bashkohet festës së madhe të pavarësisë: Emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme
13 Nëntor, 20:09
-
FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
12 Nëntor, 12:00
-
Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin
9 Nëntor, 14:00
-
Veliaj vizitë dy ditore në Aleksandri: Tirana, simboli i bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut
8 Nëntor, 18:50
-
Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare
6 Nëntor, 16:13
-
Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)
5 Nëntor, 12:12