Miratohen amandamentet për zgjedhjet e përgjithshme

Miratohen amandamentet për zgjedhjet e përgjithshme
Komisioni për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ka miratuar sot të gjitha amendamentet të cilat i ka hartuar grupi draftues në bazë të rekomandimeve të komisionit. 
Kryetari i komisionit, Haki Demolli tha se janë mbi 100 amendamente të cilët do të përfshihen në draftligjin e ri për zgjedhjet, që do të draftohet së shpejti. Ndër çështjet që prekin nenet e miratuara janë shkurtimi i fushatës zgjedhore nga 30 në 20 ditë, sanksionimi që posterët që vendosen gjatë fushatës, të hiqen në afat prej 10 ditësh pas përfundimit të fushatës dhe çështje të tjera. 

Ndërsa sa i përket çështjeve më të rëndësishme të zgjedhjeve, siç është ndarja në zona, listat e hapura apo të mbyllura dhe pragu zgjedhor, sipas Demollit, Komisioni për reformën zgjedhore pritet së shpejti të takohet me drejtuesit e subjekteve politike.
Përfaqësuesja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është larguar nga takimi i sotëm në mënyrë demonstrative, duke mos u pajtuar me mënyrën e procedimit të mbledhjes. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet