Mbështetja për shtresat në nevojë ishte fokusi i mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Për vitin 2017, Bashkia e Tiranës do të japë 1 000 kredi të buta për familjet e reja apo në vështirësi ekonomike, për të mundësuar lehtësimin e strehimit të tyre. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja të programit social të strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”.
Votave pro të këshilltarëve të PS-së iu bashkuan edhe këshilltarët e LSI-së dhe të PDIU-së, të cilët e vlerësuan si një nismë tepër pozitive.
Përfitues potencialë të programit do të jenë individët/familje me në përbërje çifte të reja, me synim përmirësimin e kushteve të cilësisë së jetesës së tyre. Programi do të ketë një kohëzgjatje një vjeçare dhe numri i përgjithshëm i përfituesve, të cilët do të mbështeten financiarisht, do jetë rreth 1000 familje.
Financimi i programit është parashikuar tashmë në buxhetin e vitit 2017 në shumën 95 milionë lekë.
Gjithashtu, sot u miratua dhe vendimi për shpërndarjen e 1048 bursave për nxënësit në institucionet arsimore publike, si dhe për studentët në institucionet e arsimit të lartë publik për vitin shkollor 2016-2017”. Më konkretisht, Këshilli miratoi listën me 1001 nxënësit në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursë shteti për vitin shkollor 2016-2017.
Nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj, Bashkia e Tiranës riktheu pas një ndërprerje 4-vjeçare edhe bursat për nxënësit ekselentë. Janë 2230 nxënës ekselencë që kanë përfituar bursa nga Bashkia e Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se kjo mbështetje do të vijojë edhe këtë vit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com