Nga Komisioni Integrimit, ku u miratua dhe pjesëmarja e vendit në të, Kumbaro shtoi se projekti do të favorizojë dhe bëjë të njohur organizatat shqiptare, artistët dhe kulturën vendase.
“Ju thatë me këmbë të mbarë unë do të thoja hyjmë në Europë me këmbën e kulturës. Kemi ngritur një program të tërë, trajnimi, edukimi dhe asistence për subjektet shqiptare të artit dhe të kulturës duke ngritur një sportel i cili pas ratifikimit të kësaj marrëveshje bëhet efektiv në Ministrinë e Kulturës që do të jetë i hapur për të ndihmuar të gjitha subjektet për të hartuar projektet e tyre. sepse gjithçka do të varet nga cilësia e projekteve me të cilat do të paraqitemi.” tha Kumbaro
Creative Europe ose Eurpo Kreative është një projekt i financuar nga Komisioni europian, me një buxhet prej 1, 46 miliard eurosh, që ka dy programe bazë. E para është promovimi kulturës në të gjithë sektorët e saj si dhe promovimi i artistëve të rinj. Programi dytë, ai i medias audivizuale ka të bëjë me promovimin e programeve televizive apo aktiviteteve si festivalet e filmit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)