LEZHE- Me 29 vota pro dhe 5 kundër Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2026, i cili kap vleren e 25.4 miliard lek, ku 59% e tij do të shkojë për investime publike.

Duke folur para këshilltareve, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu u shpreh se buxheti ka ardhur në rritje dhe pjesa më e madhe e tij do të shkojë për infrastrukturen rrugore në zonat urbane dhe rurale, duke mbyllur rreth 70% të problematikave.

Gjatë diskutimeve disa prej këshilltareve prezantuan disa problematika, duke kerkuar  ndarjen e fondeve ne menyre te barabarte per adresimin dhe zgjidhjen e tyre.

Me buxhetin e vitit 2026 Bashkia Lezhë ka planifikuar rehabilitimin e 112 rrugëve në zonat urbane dhe rurale, ndërtimin e pedonales nga sheshi “Papa Gjon Pali” deri tek Xhamia,  rikualifikime urbane, si sheshi i lagjes “Nënë Tereza” dhe zonen pran stacionit të trenit.