Miratohet huaja nga IBRD, Bejtja:
"Në '16 të gjithë me matës energjie"

Miratohet huaja nga IBRD, Bejtja:<br />
TIRANE - Brenda viti 2016 çdo familje do të këtë matës të energjisë elektrike. Do të jënë 300 mijë matësa që do të vendosen në ato familje që s'kanë apo edhe në ato që kanë probleme me matësin e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja kur ka paraqitur në Komisionin e Ekonomisë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.

"Do të jenë rreth 300 mijë matësa të cilët do të blehen nëpërmjet kësaj kredie dhe do të instalohen brenda vitit 2016 gjë që do bëjë të mundur që të mos kemi asnjë konsumator pa matës nga ana tjeter ata që kanë matësa të vjeter do ndërrohen. Të 300 mijë matësit që marrim ne nuk e zgjedhin të gjith procesinë. Do duhen 1 milardë dollarë për ta kompletuar." tha Bejtja

Bejtja është shprehur se projekti për rimëkëmbjen e energjisë bazohet në katër komponentë kryesorë. Sipas tij huaja synon zgjidhjen e disa prioriteteve si garantimi i energjisë elektrike për të kontrolluar të papriturat e motit, e për këtë 30 mln dollarë do t'i shkojnë korporatës energjitike. 93 mln dollarë OSHEE për meremetime të rrejtit të shpërndarjes dhe për matsat e rinj. Komponenti i tretë i referohet permirsimit të matjes së rrymës dhe për këtë OST do t'i akordohen 20 mln dollarë. Ndërsa komponenti i katërt ka të bëjë me menaxhimin e projektit që do t'i jepet shuma rreth 6 mln dollarë nga huaja prej 150 mln dollarrësh 

Pas pyetjeve edhe të deputetëve Bejtja ka sqaruar se sistemi energjitik në zonat rurale do të jenë në fokus të qeverisë. Në përfundim të diskutimeve, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar draftin që mundëson huanë e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Strategjia e 50 protestuesve

Dritan Hila: Strategjia e 50 protestuesve