Punimet e bulevardit të ri do të bëjnë zgjatimin e aksit jug-veri të kryeqytetit, duke filluar nga Stacioni i Trenit deri në lumin e Tiranës e më pas deri në kodrat e Paskuqanit, investim, i cili do ta bëjë këtë aks, nga 1.8 km, që është aktualisht, në 4.8 km të gjatë, nga sheshi "Nënë Tereza" apo selia qendrore e Universitetit Politeknik të Tiranës deri tek përmbyllja e këtij aksi në kodrat e Paskuqanit.
Ky projekt mendohet se do të mundësonte futjen brenda qytetit të Tiranës, me gjithë potencialin e vetë zhvillimor, ambiental dhe rekreativ, të lumit të Tiranës.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)