Miratohet ligji kufizues për shtypin
Zv/kryeministri Kuçi jep dorëheqjen

Miratohet ligji kufizues për shtypin <br />Zv/kryeministri Kuçi jep dorëheqjen
PRISHTINE - Ashtu siç kishte paralajmëruar, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga postet politike në Qeverinë e Kosovës. Ai e njoftoi këtë vendim në konferencën e shtypit që mbajti sot ne dreke. Shkak për dorëheqje ishte miratimi i Kodit Penal me nenet 37 dhe 38, që ishin kontestuar nga media, shoqëria civile dhe Presidenca.

Vetë Kuçi ka deklaruar se jep dorëheqjen për arsye morale dhe se nuk do të identifikohet me ata që shtypin lirinë e medias. “Kryeministri Thaçi nuk e priti mirë dorëhejqen time”, ka theksuar Kuçi.

Ndërkaq, Kryeministri Thaçi ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë. Ai ka theksuar se dorëheqja është një leksion për demokracinë në Kosovë. E turpshme q ë u kthye ligji. Qeveria do ta riprocedojë edhe një herë Kodin Penal pa nenet 37 dhe 38- ka theksuar Thaci

Kuçi ka thënë se pas dorëheqjes do t’i përkushtohet më shumë familjes dhe punës në Universitetin e Prishtinës.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës u shpreh e shqetësuar nga rezultati i votimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuan kundër heqjes së neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal. Sipas gazetareve me këtë vendim, Kuvendi ka fundosur lirinë e shtypit në Kosovë. Votimi i deputetëve tregon për papjekuri politike dhe tendenca diktatoriale ndaj lirisë së shtypit dhe të shprehjes në Kosovë, shprehen gazetarët e Kosovës.

Edhe faktori ndërkombëtar ka theksuar se këto nene cënojnë lirinë e medias.

(rg/jd/gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje