Miratohet ligji në Mal të Zi, shqiptarëve iu lejohet përdorimi i simboleve kombëtare! Meta: Hap i rëndësishëm

Miratohet ligji në Mal të Zi, shqiptarëve iu lejohet përdorimi i simboleve kombëtare! Meta: Hap i rëndësishëm

Është miratuar sot në Kuvendin e Malit të Zi  ligji për Simbolet Kombëtare i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave. Ligji është miratuar me 41 vota pro ku garantohet përdorimi i simboleve kombëtare për shqiptarët e Malit të Zi.

Ndërkohë në lidhje me këtë ligj në favor të shqiptarëve ka reaguar edhe Presidenti i vendit tonë, Ilir Meta i cili ka përshëndetur miratimin në Kuvend të tij. Sipas Metës ky ligj pritej të miratohej që prej vitit 2017 dhe tashmë u garantohet komunave shqiptare që të përdorin flamurin dhe të festojnë festat kombëtare.

" Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare. Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes. Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm." shkruan Meta.

Në seancën e Kuvendit ku u miratua ligji për për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare është fshirë  totalisht edhe neni 23. Ky nen, për rendin dhe qetësinë publike, përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar.

Duke u bazuar në këtë ligj, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të Malit të Zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar. Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicat, Mehmed Zenka, tha se miratimi i këtij ligji do të forcojë vlerën multinaconale të Malit të Zi.

Ai tha se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk mund të ndëshkohet askush për përdorimin e flamurit.

"Bashkimi Evropian lejon përdorimin e lirë të flamujve sepse kjo është një e drejtë themelore e njeriut." tha ai.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 28/12/2019 23:30

    Bllokun shtetrngoje fort o kolope e Skraparit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën