TIRANE- Komisioni i veprimtarisë prodhuese miratoi pa praninë e opozitës kredinë për Bypass e Vlorës. Gjatë diskutimit në komision deputetët duke ju referuar se shkuarës, konkretisht rrugës Levan -Tepelenë kanë ngritur shqetësimin e firmave që hyn me çmime të mira fillimisht për të marrë tenderin e më pas nxjerrin një sërë problemesh duke dyfishuar çmimin.
By pass i Vlorës që do të sjellë shkurtim të rrugës nacionale dhe do të shërbejë si nyje lidhëse me bregdetin e jugut do t’i kushtojë shtetit 53 milionë euro, ku 18 milionë janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim. Gjatë diskutimit në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese deputetët kanë pasur disa pkëpyetje duke hapur një tjetër debat.
Artan Gaci: Për arsye korrupsioni, për arsye për të marrë tenderat, kompanitë hynin me një çmim shumë të ulët se sa çishte në të vërtetë vlera e objektit dhe pastaj gjatë rrugës, kjo për arsye për të marrë tenderin dhe gjatë rrugës pastaj shtonin, krijonin probleme artificiale që sjellin vonesa te mëdha po që sjellin gati dhe dyfishimin e shifrës.
Eduard Shalsi: Çfarë garancie ka në rastin konkret që mësimet e të kaluarës kanë shërbyer ose pësimet e të kaluarës kanë shërbyer si mësime për të tashmen
Një nga shembujt që morën deputetët socialistë ishte rasti rrugës Levan-Vlorë, e cila kërkoi 44% më shumë buxhet se oferta që kishte bërë kompania që kishte fituar tenderin
....
Edhe Komisioni i Ligjeve miratoi marrëveshjen me BERZH, për rrugët dytësore në Shqipëri. Projektligji “Për ratifikimin e Kontratës Financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për BYPASS-in e Vlorës”, që u diskutua sot në Komisionin e Ligjeve, parashikon ndërtimin e rrugëve dytësore në vend. “By-passi” i Vlorës me kosto 53 milionë euro përfundon në 2017. Deputeti Fino gjatë diskutimeve u ndal tek kostoja për ndërtimin e rrugës.
“By pass-i, ka kosto totale 53 milionë euro pa TVSH, ne me bankën marrim 18 mln euro. Çfarë do behet me diferencën, ku do gjendet?”, pyeti Fino.
Ndërkaq, Komisioni ka miratuar edhe projektligjin për projektin e zhvillimit të rrugëve të Tiranës.
Kundër u shprehen deputetët Fino e Doshi. Sipas Finos “projektligji nuk duhet miratuar. Hiqen para për materialet e ndërtimit dhe jepen për këshillime projekti, ndërkohë që projekti ka përfunduar”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO