Zvicra njeh pensionet e shqiptarëve, parlamenti zviceran kalon marrëveshjen për sigurimet shoqërore! Pritet miratimi dhe nga Italia, Rama: Ma premtoi Meloni
Flamuri i Zvicrës dhe i Shqipërisë
Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. E njëjta marrëveshje pritet të miratohet së shpejti edhe nga Italia.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama falenderoi qeverinë zvicerane, parlamentarët zviceranë dhe ekipet teknike të përbashkëta. Po ashtu u shpreh se në samitin e BE-së të mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor, kryeministrja Meloni i premtoi se do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e pensioneve në Itali.
“Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën.
Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkroi Rama.
Në kuadër të marrëveshjeve për Sigurimet Shoqërore, Shqipëria ka përfunduar në gusht negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.
Çfarë parashikon marrëveshja me Zvicrën?
Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave për sigurime shoqërore, lehtëson qasjen ndaj këtyre përfitimeve dhe lejon që pensionet të paguhen edhe jashtë vendit.
Ajo gjithashtu vendos themelet për një bashkëpunim dypalësh për të luftuar mashtrimet dhe abuzimet me sigurimet shoqërore. Së fundmi, marrëveshja lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata ndaj kontributeve të dyfishta të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.
A.M./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
22.8%
-
Jo
70.1%
-
Nuk kam mendim
7.1%
Vota total: 548
Lajme të tjera
-
Berisha mbledh grupet e punës: Të përgatitemi për protestën! Rama ka marrë peng vulën e PD-së, mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet por ne do i fitojmë
3 Shkurt, 19:39
-
Çështja McGonigal, Rama-opozitës: Të degraduar, lëshoni gënjeshtra në ajër! Pasojat e puthjes fatale me të vdekurin
3 Shkurt, 18:54
-
Mero Baze: Një fushatë hakmarrëse ndaj 'SHBA së korruptuar', nga 'non gratat' shqiptare
3 Shkurt, 18:18
-
E zbulon NYT, Departamenti i Drejtësisë në SHBA u njoftua nga vetë Nick Muzin për lobimin në PD 11 ditë para Charles McGonical! Opozita thotë e bëri Rama
3 Shkurt, 14:19
-
Çështja e McGonigal, Meta në një zë me Berishën: Urgjente ngritja e komisionit hetimor parlamentar! Kukullat e Ramës të mos bëjnë më rolin e kukullave
3 Shkurt, 13:50
-
New York Times rrëzon akuzat: McGonigal s’e fshehu marrëdhënien me Ramën, kontaktoi me email e telefon zyrtar! E ftoi në zyrat e FBI! 225 mijë dollarët, jo ryshfet
3 Shkurt, 12:41
-
Çështja McGonigal, Ngjela: Ka thënë gjë SHBA për Ramën? Akuzat e opozitës, novela të dobëta
3 Shkurt, 11:46
-
Manipuluan aktakuzën e McGonigal, mediat e opozitës manipulojnë edhe letrën e kongresmenëve dhe senatorit amerikan
3 Shkurt, 11:23
-
Çështja 'McGonigal', reagimi 'serioz' i profesor Spahos për Ramën: Bëj kakërdhi, por iu ke çarë trapin amerikanëve, iu ke dhj*rë sigurinë kombëtare
3 Shkurt, 10:57
-
4 kompani ndërkombëtare në garë për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, Rama: Do sjellë fuqizim ekonomik e vende të reja pune (VIDEO)
3 Shkurt, 09:38
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë: Do shkurtojë distancat, i përfshirë në rrjetin evropian
3 Shkurt, 09:22
-
Rama-Berisha përplasje ‘live’! Ish kryeministri: Po je burrë, hajde 5 minuta të tregoj sa të vlen lëkura! Kreu i qeverisë: S’meritoni përgjigje nga unë
2 Shkurt, 21:54