Miratohet me 82 vota buxheti
i 2017-ës,PD braktis Kuvendin

Miratohet me 82 vota buxheti<br />i 2017-ës,PD braktis Kuvendin
TIRANE- Kuvendi ka miratuar në parim me 82 vota pro dhe 2 kundër projektbuxhetin për vitin 2017-ë, pas një seance maratonë e cila zgjati rreth 16 orë.

Projektligji më i rëndësishëm i kësaj seance u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi Kuvendin pak minuta para votimit. Mhill Fufi ishte i vetmi deputet i opozitës i cili qëndroi në sallë dhe votoi pro projektbuxhetit. 

Ndonëse Fufi, i përjashtuar nga Partia Demokratike dy javë më parë votoi buxhetin e mazhorancës, dy ish-deputetët socialistë, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë votuar kundër. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm ka parashikuar një fond shtesë prej 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve nga 1 marsi i vitit të ardhshëm. 

 Në total Buxheti për vitin 2017 është 436 miliardë lekë. Qeveria ka llogaritur t’i rrisë të ardhurat nga tatimet dhe doganat me rreth 21 miliardë në krahasim me faktin e pritshëm të këtij viti. Duke përfshirë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të ardhurat pritet të rriten në vlera neto me 23 miliardë lekë ose 6.5% më shumë. Ndëra nga TVSH dhe Tatimi mbi vlerën e shtuar sëbashku është parashikuar rritje me 16. 2 përqind. Shpenzimet buxhetore poër vitin 2017 janë parashikuar në vlerën 467. 2 miliardë lekë.

Projektbuxheti do rikthehet në Kuvend pas dy javësh për t'u diskutuar nen për nen. Fillimisht ai do të kalojë në komisionet parlamentare, për t'iu drejtuar seancës së Kuvendit të enjten e 15 dhjetorit, e cila gjithashtu do të jetë një seancë maratonë. 

Seanca maratonë
Ligjvënësit nisën rreth orës 11:00 të paradites së të enjtes diskutimin në parim për projektbuxhetin e vitit 2017.  Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit në parlament të projektbuxhetit për vitin 2017 deklaroi se qeveria do të marrë edhe një tjetër mandat për të çuar përpara reformat e nisura. Ndërsa opozita pretendon se buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti i varfërimit të mëtejshëm të shqiptarëve. 

Rama: Buxheti shmangu rënien në greminë
Buxheti i qeverisë shmangu rënien në greminë të sistemit financiar të vendit dhe solli rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila parashikohet që të jetë 3.3-35%, sipas tij.

Kryefjala e buxhetit 2017 sipas Ramës është rritja e pagave, pensioneve, zgjerimi i listës së ilaçeve të rimbursueshme, shlyerja e detyrimeve për të gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë dhe pensioni i posaçëm për 5 mijë naftëtarë.
 
"Rrogat do të rriten mesatarisht 10%, lajmi më i mirë është për ata që kanë rrogën më të ulët në administratë, struktura mbështetëse, nga pastrueset te të gjithë të tjerat.
 
220 mijë lekë kanë ata sot, do tu shkojë 370 mijë lekë të vjetra. Rroga për mësuesit do të shkojë 646 mijë, për mësuesit e gjimnazit 679.5 mijë lekë, lektorët do të rriten me 103 mijë lekë në muaj, për profesorin 139 mijë lekë në muaj, për mjekët që i lanë si mos më keq do të rriten 780 mijë lekë, për infermierët që marrin sot 390 mijë lekë do të shkojë 480 mijë lekë dhe policia do të ketë një rritje me 10%, por duke privilegjuar ata më poshtë.
 
Nuk do të ketë asnjë rritje as për mua dhe as për ju, (drejtohet deputetëve). Pensionet rriten me 3%, nuk është pak, por as shumë, por është e kushtëzuar nga marrëzia e keqqeverisjes së sitemit të pensioneve në vite nga zhtyja në fund e rrugës së sitemit të pensioneve.
 
Pensionistët pas reformës tani kanë një pension që shkon shumë më larg, se tavani që i latë ju pensionistëve, që nuk merrenin më shumë se 240 mijë lekë të vjetra.
 
Për herë të parë ne futëm konseptin e pensionit social, që ju i kishit regjistruar si të vdekur të ka kalluar për shkak se nuk kishin dhënë asnjë kontribut dhe sot do të ishin mbi 5 mijë pleq dhe plaka pa asnjë kokërr leku në xhep, ndërsa të gjithë kanë një pension social, mjaftueshmërit për t'iu dhënë shenjën e respektit.
 
Numri i familjeve te ndihma sociale zgjerohet me 4 mijë, më parë merrnin ndihmë njerëz me vila dhe dy makina dhe liheshin ato që nuk i duheshin partisë për vota. Ndihma është 2-3-fishuar, por nuk është mjaftueshëm, ashtu sikur asgjë sot, por të gjitha janë mjaftueshëm për t'u krahasur me pikën e zezë ku u nisëm.
 
U zgjidh problemi me ushtarakët pas probleme për përllogaritjet e pensioneve, ua mbajt me qëllim duke i përbuzuar, si pjesë e regjimit të kaluar, sot kjo padrejtësi ka marrë fund dhe këto 10 mln dollarë.
 
Përsa i përket ish-të përndjekurve, mbollët trashgimtar falso, por ky buxhet u thotë të gjithë të gjallëve, sikur e kishim premtuar, të gjithë do të jeni shlyer 100% dhe nuk ka rëndësi a na keni votuar apo do të na votoni, kjo ka qenë dhe është cështje dinjiteti.
 
5 mijë naftëtarë do të marrin pension të posacëm, janë 63 mln dollarë masa në mbrojtje të dinjitit njerëzor
" deklaroi ai.

Në 2017 do të zgjerohet lista e ilaçeve të rimbursueshme edhe për 600 mijë shqiptarë, të cilët janë të pasiguruar dhe deri më sot nuk kanë përfituar asnjë rimbursim nga kjo listë.

Rama tha se sot janë 1.383.139 të punësuar, ndërsa janë 27 mijë vende të lira, por që duan zanaçij.



Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Kuvend

Zhvillimet në Kuvend minutë pas minute

Ora 02:40 Miratohet me 82 vota pro dhe 2 kundër projekbuxheti
Kuvendi ka miratuar me 82 vota pro dhe 2 kundër projektbuxhetin për vitin 2017-ë, pas një seance maratonë e cila zgjati rreth 16 orë. 

Projektligji më i rëndësishëm i kësaj seance u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi Kuvendin pak minuta para votimit. Mhill Fufi ishte i vetmi deputet i opozitës i cili qëndroi në sallë dhe votoi pro projektbuxhetit. Ndërsa Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, kanë votuar kundër projektbuxhetit. 



Ora 02: 37 Mhill Fufi i vetmi deputet i opozitës që ndodhet në sallë

Ora 02:32 Angjeli: Buxheti i 2017-ës i jep shtysë avancimit të reformave
Deputeti socialist Anastas Angjeli, u shpreh se projektbuxheti i 2017-ës garanton vazhdueshmërinë e rritjes ekonomike.

Ai tha se buxheti është një shtysë e mëtejshme për bujqësinë, infrastrukturën dhe reformat e rëndësishme si reforma e ujit, e cila sipas Angjelit nuk është një reformë e zakonshme, por ka të bëjë me rritjen e aksesit të ujit dhe menaxhimin e sistemit të ujit. "Qytetarët e Shqipërisë pas 25 vitesh të shpresojnë se do të kthehet aksesi i ujit të pijshëm", u shpreh Angjeli. 

Anëtari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave tha se buxheti i shtetit mbështet edhe reformën në drejtësi, rritjen e pagave dhe pensioneve.  
Ora 02:29 Deputetët e PD largohen nga seanca e Kuvendit
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur punimet e Kuvendit për projektbuxhetin e vitit 2017-ë. Deputeti i PD, Florion Mima, u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti i varfërisë. Në përfundim të fjalës së Mimës, deputetët e PD ikën nga Kuvendi vetëm pak minuta para votimit të projektbuxhetit. Mazhoranca pritet të miratojë e vetme në parim buxhetin.

Ora 23:00 Pr/buxheti pritet të votohet vetëm me votat e mazhorancës
Seanca parlamentare ka nisur rreth orës 10:30 të paradites së të enjtes dhe pritet të mbyllet orët e para të ditës së premte. Buxheti pritet të miratohet vetëm nga votat e mazhorancës, pasi opozita ka shprehur qëndrimin e saj nga diskutimet kundër paketës buxhetore. 

Projekt-buxheti do të miratohet në parim, ndërsa nen për nen do të miratohet pas 2 javësh, pasi dokumenti të jetë diskutuar në komisionet parlamentare të Kuvendit. 

Ora 22:00 Pjesa më e madhe e deputetëve të PD kanë braktisur Kuvendin

Ora 21:00 Projektbuxheti pritet të votohet pas mesnate

Ora 19:00 Vijon diskutimi në Kuvend për pr/buxhetin

Ora 17: 45 Tahiri: PD flet për varfërinë të enjten, të premten nisen për pushime jashtë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka akuzuar opozitën për hipokrizi në lidhje me deklaratat e saj për varfërinë. Tahiri tha se deputetët e PD flasin të enjten për varfërinë e shqiptarëve, ndërsa të premten nisen për pushime luksoze jashtë vendit. Sipas tij, fëmijët e deputetëve të PD thyejnë rrjetin me foto luksi. 

Sa më shumë të shpifni ju aq më shumë ka mundësi ka të dalë nga ky parlament e vërteta. Sot flasim për buxhetin e vitit tjetër dhe në çdo parlament ka pasur plot debate që zgjasin me ditë dhe javë, për ta bërë buxhetin më të mirë dhe funksional. Por kërkund dhe kërkund vërtetë mua nuk më ka hasur që një opozitë edhe ditën kur debatohet buxheti për shqiptarët të errësohet aq shumë sa të shpifë. Kjo sepse hipokrizia është kthyer në sport, në sportin e së enjtes. E enjtja dita e sportit të hipokrizisë. Çdo të enjte flitet për varfërinë, por të premten ka ca që ikin për fundjavë jashtë vendit. Ka ca të tjerë që fëmijët thyejnë rrjetin me foto luksi”, u shpreh Tahiri, ndërsa shtoi se PD flet për gjithçka, por vetëm për buxhetin jo. 

Ministri i Brendshëm akuzoi dhe kryetarin demokrat Lulzim Basha se s'ka bërë asgjë për të luftuar varfërinë. Sipas tij, Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe nuk shpërndau asnjë banesë sociale për familjet në nevojë.
 
"Ka shqiptarë të varfër, por varfëria më e madhe është padrejtësia. Rekordmeni i paaftësisë, ky medemeku që e keni kryetar partie, nuk shpërndau asnjë banesë sociale, pavarësisht se di Rama i la 500 banesa sociale. Ju as legalizoni shtëpitë, por bizneset se aty kishit paratë. Kthyet hipotekën në pengmarrësin institucional.
 
Në këto 3 vite janë bërë gati  mbi 100 mijë legalizime, janë 54 herë më shumë sesa bëtë ju në 8 vjet. Sot të varfrit taksohen më pak, në mënyrë më të ndershme. Ju gjithsej në 8 vjet spostuat nga buxheti për rritjen e pagave dhe pensioneve vetëm 124 mln dollarë
", tha Tahiri.
 
Ai i bëri thirrje Partisë Demokratike që të votojë buxhetin e vitit të ardhshëm, pasi ai buxhet spastron drejtësinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.  
 
"Buxhetin e reformës do e votoni apo jo? Ju mund të keni kundërshti për mënyrën si do pastrohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por ju nuk keni qenë kundër qëllimit, por të paktën votoni mekanizmin financiar. Ky buxhet është për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar? Jeni me gjyqtarët e korruptuar apo jeni me qytetarët? Ndajeni dhe votoni më pas", u shpreh Tahiri. 

15:00 Braçe: Drejtësi në këtë vend nuk ka, sa kohë drejtësinë e kontrollon Berisha
Deputeti i Partisë Socialistë deklaroi se drejtësi në këtë vend nuk ka sepse e kontrollon Sali Berisha.
 
''Kisha menduar të flisja për buxhetin e shtetit, por meqë kryeministri u largua do t'i drejtohem zv/kryeministrin, duke i thënë se ju humbisni kohën tuaj që flisni për vettingun. Vettingu i drejtohet një pushteti real në Shqipëri dhe harrojeni se dikush që e gëzon këtë pushtet ta lëshojë lehtë. Për çdo qytetar shqiptar, po ju them se çdo hall që keni në shtëpi lidhen me drejtësinë. Drejtësi në këtë vend nuk ka sepse e kontrollon një njeri që foli për orë të tëra në këtë foltore. Sot mendova të flisja me fakte për buxhetin, për fat të keq në radio dëgjova Bashën ne radio teksa fliste për buxheti që nuk ha ka idenë. Tha që ky është një buxhet-antipupullor, dhe nuk ka faj se mezi mësoi dy gjëra përmendësh, dhe normalisht ky do të ishte konluzioni i tij. Në këtë sallë demotivohesh, kur dëgjon ish-kryeministrin që thërret për Nastradinin, kur flet për ekonominë. Do doja të thoja së ky buxhet sanksionin disa politike që ndryshojnë trendet e ekonomisë. Defiçiti është 2% dhe është më i ulti në 25 vite. Buxheti do të jetë më sufecit primar. Për ata persona që janë në këtë sallë, ndoshta ata që ishin në pushtet nuk kanë borxhe por që unë po flas për fëmijët tanë. Ne po mundohemi që të kemi një borxh më të ulët. 100 milionë dollarë për muajin e ardhshëm për pagat dhe pensionet. Gjithmonë më ka goditur një pyetje, çfarë financon ky buxhet, reformat apo çdo gjë tjetër? Buxheti nuk financon më shumë rutinën. Unë do të doja t'i merrja me radhë reformat që ne kemi ndërmarrë'', u shpreh Braçe. 

Ora 14:35 Berisha: Buxheti i mashtrimit, varfëron shqiptarët
Ish- kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë se po varfëron shqiptarët me buxhetin e 2017, ndërsa nuk ka mbajtur premtimet duke mashtruar me shifrat, pasi realiteti është ndryshe.
 
"Kjo qeveri po mashtron shqiptarët me buxhetin e ri. Po mashtroni me shifrat duke i thurur lavdi vetes.
 
Rama sëmuret se rrugët ku udhëton nuk janë të tij, e 'hanë' rrugët. Vetëm në qarkun ku ai është deputet në Vlorë janë bërë mijëra km rrugë, por ai kompleksohet nga rrugët.
 
Rama i sëmurë psikik i paditur, por nuk skuqet dhe nuk zverdhet, nuk e di cfarë nxjerr nuk kontrollon veten.
 
Ky është buxheti i mashtrimit dhe varfërimit të shqiptarëve
" deklaroi ai.
 
Në fjalën e tij, Berisha u përqendrua më shumë te vizita e Ramës në Gjermani dhe negociatat.

Ora 13:30 Buxheti, Bode: Z kryeministër mos gënjeni popullin me karamele
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka ironizuar kreun e qeverisë për shifrat që reklamoi mbi pr/buxhetin 2017.
 
Sipas Bodes, Rama nuk ka mbajtur premtimet që u ka bërë shqiptarëve. “E di që ju del në ëndërr qeveria e mëparshme pasi nuk iu afruat as në ëndërr arritjeve të saj.
 
Zoti kryeministër keni për detyrë ndaj shqiptarëve të mbani premtimet që u bëre shqiptarëve
" tha ai.



Ora 13:00 Ahmetaj: Në mandatin e dytë ulim në 60% borxhin
Ministri i Finacave, Arben Ahmetaj në prezantimin e buxhetit të ri të  2017 deklaroi se prioritet do të kenë reformat dhe investimet, ndërsa akuzoi opozitën se vendi vuajti pasojat e asaj që ata lanë pas kur u larguan nga pushteti në vitin 2013.
 
Ahmetaj thekoi se qeveria i ka mbajtur premtimet për taksën progresive dhe uljen e borxhit publik, i cili në mesin e mandatit të dytë do të ulet në 60%.
 
Ndërsa i është drejtuar opozitës duke e akuzuar se jeni parti e të pasurve, por i keni shkelur.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS