Miratohet ndërtimi i centralit me erë në Fier

Miratohet ndërtimi i centralit me erë në Fier

Qeveria ka miratuar sot një tjetër leje për ndërtimin e centraleve me erë. Leja për centralin e radhës është dhënë në njësinë administrative Topojë në Fier. Prej muajit prill të këtij viti qeveria ka dhënë disa leje për ndërtimin e centraleve të tilla gjeneruese të energjisë elektrike eolike.

Vendimi i plote
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE EOLIKE DHE TË VEPRAVE NDIHMËSE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE TOPOJË, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “MAX ENERGY”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe të veprave ndihmëse në Njësinë Administrative Topojë, Qarku Fier, nga shoqëria “Max Energy”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: “Max Energy”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS i aplikuesit: L77003205H;
c) Tipi i centralit: Eolik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 3 MW;
d) Numri i njësive gjeneruese të burimit gjenerues të energjisë dhe kapaciteti i tyre në MW: 1 (një) turbinë me kapacitet 3 MW;
dh) Afati i pritshëm i vënies në punë: Koha për ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 24 muajve, nga marrja e lejes së ndërtimit;
e) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Njësia Administrative Topojë, Qarku Fier;
ë) Afati i miratimit të ndërtimit: 48 muaj nga hyrja në fuqi e këtij miratimi;
f) Koordinatat e tokës: sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
g) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucione të tjera të autorizuara prej saj kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit dhe vënies në punë, me synimin që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia dhe konformiteti të jenë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionit të projektit;
gj) Shoqëria “Max Energy”, sh.p.k. ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit eolik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “Max Energy”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sasinë e energjisë elektrike (por jo më të vogël se 2% të sasisë vjetore të prodhimit ose konvertimin e saj në vlerë). Në rast konvertimi në vlerë monetare, këto të ardhura derdhen tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sinani: 26/08/2019 00:54

    SHQIPERIA DUHET TE MIRATOJE 200 LEJE TE TILLA,,per prodhimin e energjise me ere,,;SHQIPERIA KA ZONA ME ERE TE FORTE,SI LEZHA,,,,LUSHNJA,,,kukesi ,,,etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale