Baltosja, sido të jetë e nga cilido të vijë, lahet vetëm me qytetari dhe me ligj!

Baltosja, sido të jetë e nga cilido të vijë, lahet vetëm me qytetari dhe me ligj!

Është e vështirë të bësh beteja me baltën në Shqipëri. Ka qenë e vështirë edhe në epokën para internetit, ndërsa sot e njëjta baltë shumëfishohet siç ndodh për këdo që vendoset në shënjestër nga kundërshtarë pa rregulla e pa etikë!

Nuk është vetëm një problem shqiptar në të vërtetë. Nuk është vetëm një problem i një vendi të vogël që përpëlitet të ringjallet dhe rindërtohet nga plagët që ja hapin me korrupsion dhe hile disa nga bijtë e saj. Faktet dhe e vërteta qëndron në të përditshmen tonë, në punën dhe veprimet tona, në atë që ne krijojmë dhe vendosim nën dritën e diellit përballë kujtdo.

Në dokumentarin serial të realizuar nga Bill Gates për Netflix, dokumentarë që kanë në vëmendje se çdo të ndodhë me Tokën, me ne në të ardhmen, flitet dhe për  baltosjen dhe përhapjen e fake news; filantropi dhe miliarderi më i njohur në botë, shprehet i shqetësuar për përhapjen e rrufeshme të teorive të konspiracionit nda tij. Dukshëm është i tronditur kur dëgjon se e akuzojnë të fusë mikroçipe në vaksina, apo se synon të pakësojë popullsinë, apo të tjera teori. Në intervista dhe biseda edhe me të tjerë personazhe me famë globale, përpiqet të kuptojë dhe të programojë se si mund të kundërpërgjigjesh ndaj baltës që i hidhet punës së njerëzve që përpiqen të jenë konstruktivë. Të gjithë janë në një mëndje, se është gati e pamundur, sidomos kur mendohet të respektohet liria e fjalës dhe mendimi i lirë, vlera që duhet të kenë rëndësi absolute.

Teoritë konspirative, fake news, janë shumë të dëshiruara në web, ngjisin më shpejt dhe më mirë pasi, siç është dhe verifikuar, janë më kurioze, më pak të mërzitshme se të vërteta akadamike dhe të fakteve. Është më kurioze të klikosh dhe lexosh se “Bill Gates ha fëmijë” se sa “ Bill Gates po financon bujqit në Afrikë”. Në internet, është tashmë e studiuar dhe e matur se njerëzit nuk kanë dëshirë për shumë seriozitet, por dëshirojnë të bëjnë jetën e dyfishtë, atë që i largon dhe i ndryshon të përditshmen korrekte. Shifrat duken të larta të preferuesve të gjuhës së urrejtjes, të lajmeve të rreme etj. por edhe shifrat më të larta që mund të kenë videot më virale në botë, janë të papërfillshme në krahasim me numrin e popullsisë që nuk përfshihet në shikimin, në besimin apo shpërndarjen e tyre.

Dhe kjo është normale. Njerëzimi, për të mbijetuar ndaj kaosit, sëmundjeve dhe luftrave vetëshpiku ligjet dhe qytetërimin. Vendet me ligje, drejtësi dhe me qytetërim janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Balta dhe fake news, janë vetëm ca stërkala komiko-tragjike që vërtiten rreth tyre.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • punetori: 28/09/2024 13:41

    poshte shpifsat ata jane kontigjenti me provincial ne shoqeri qe perdoren nga te gjithe duke mare me qaf plot njerez zoti I pafte aeshtu si di ai ti shikoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!