TIRANE - Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës e cila ka zgjatur për gati 10 orë u miratua Plani i përgjithshëm Urbanistik i kryeqytetit. Me 28 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim Këshilli kaloi Planin Urbanistik në një debat prej 4 orësh (për këtë çështje).
Ashtu si projektbuxheti i vitit 2013 (i miratuar gjatë pjesës së parë të kësaj mbledhjeje) edhe Plani Urbanistik u miratua vetëm më votat e mazhorancës, ndërsa prej Këshillit të të majtëve në këtë votim ka ardhur një abstenim. Sipas gazetares të televizionit A1Report Eriselda Martini, ka abstenuar këshilltari i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.
Pak para se futej në votim, kryebashkiaku Basha i bëri thirrje opozitës që të votojë për këtë Plan. “Është tabani mbi të cilin do të ngremë një të ardhme evropiane por në mënyrë transparente. Qëndrimi i shprehur nga opozita nuk është inkurajues, ju ftoj të votoni dhe të hiqni dorë nga qëndrimet politike”, u shpreh Basha.
BUXHETI 2013 MIRATOHET VETEM ME VOTAT E MAZHORANCES
Vetëm me votat e mazhorancës u miratua buxheti 2013 i Bashkisë së Tiranës në vlerën 80 milionë dollarë, i cili parashikon investime në pjesë të rëndësishme të vendit. Me 28 vota pro, 12 kundër dhe 0 abstenim, buxheti kaloi vetëm me votat e këshilltarëve të djathtë. Ndërsa të majtët sulmuan kryebashkiakun Basha për premtimet e pambajtura. Ky buxhet është kundërshtuar nga opozita nën argumentin se sipas saj është jo transparent.
Edhe pse mes debatesh e akuzash për premtimet e kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, këshilli bashkiak ka gjetur gjuhën e përbashkët duke miratuar me konsensus dy pikat e para të rendit të ditës, konkretisht ndryshimet në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, që kanë të bëjnë me lehtësimin e bisneseve që janë dëmtuar nga zjarret si dhe për librashitësit dhe luleshitësit.
Konsensusi u përshendet nga kreu i bashkisë Lulzim Basha, ndërsa këshilltarët e majtë dhe pse vlerësuan vendimin e konsideruan të vonuar atë.
Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh sot për herë të fundit për këtë vit për të disktuar për miratimin 11 projektvendime, prej të cilave më të rëndësishme është miratimi i buxheti i kryeqytetit për vitin 2013 dhe Plani Urbanistik, i cili i ka munguar Tiranës prej 22 vitesh. Zoti Basha i bërë apel këshilltarëve të majtë të votojnë buxhetin dhe planin rregullues të Tiranës
Opozita sulmoi Bashen për premtimet e pambajtura. "Mbetet t’i themi kryetarit të bashksës njw bravo të madhe që nuk i ka realizuar premtimet. Në buxhetin e 2013, prioritet i bashkisë dhe vetë kryetarit do të jetë rritja e cilësisë së jetës dhe zhvillimi ekonomik i qytetit. Por si do i realizojë këto premtime kur gjatë 2012 e në vazhdim bizneset e vogla po falimentojnë, u është ulur fuqia blerëse, u janë shtuar fletoret e borxhit."- tha një përfaqësues socialist.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre për 30 minuta pasi anëtarët demokratë dhe të Partisë së Legalitetit morën pjesë në përurimin e shtatores së Ahmet Zogut mesditën e sotme.
MIRATOHET TARIFA PER ANTENAT CELULARE
Vendmi për vendosjen e një takse për antenat e telefonisë celulare mbi pallate, prej dy milionë lekë në vit, u miratua me 28 vota pro. Ky do të jetë detyrimi që kompanitë e telefonisë celulare që operojnë në vendin tonë i detyrohen nga viti i ardhshem bashkise se Tiranes. Opozita e abstenoi.
Anëtarët socialistë të këshillit bashkiak kërkuan heqjen e antenave të telefonive celulare të vendosura mbi tarracat e pallateve, për të shmangur ndotjen elektromagnetike.
Socialistët propozuan “vendosjen e antenave mbi një kullë të përbashkët" dhe propozuan studimin e një sheshi ndërtimi.
“Arka bosh e bashkisë nuk mbushet me gjoba por me punë”- thanë socialistët. Nga ana e tij kreu i Bashkisë Lulzim Basha u shpreh i hapur për të diskutuar në të ardhmen për këtë projekt. “Do ngarkoj një grup të posaçëm pune për të studiuar nëse është e mundshme ngritja e një kulle të përbashkët.”- tha Basha
“Ne nuk jemi dakort për këtë taksë sepse duam më shumë transparencë dhe ne do të abstenojmë” tha Aldrin Dalipi, kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi. Sipas PD-se "taksa është e matur pasi kompanitë fitojnë 3 milionë dollarë në vit"
Edhe Shezair Rrokaj, përfaqësues i LSI-së tha se “Antenat janë të dëmshme”
Kreu i bashkisë Basha duke ftuar këshilltarët ta votojnë theksoi se të ardhurat e tarifës do të shkojnë për mbrojtje të mjedisit. “Nuk bëhet fjalë për një praktikë të re. Destinacioni i tarifës do të shkojë 100 % për mjedisin dhe kushtet ku jetojnë qytetarët e Tiranës dhe s`do të jetë për rritje page”, theksoi Basha.
Deri më tani në kryeqytet rezultojnë të jenë rreth 260 antena të telefonisë së lëvizshme, të cilat pritet t’i nënshtrohen kësaj takse të re.
BASHA: PS TE VOTOJE PR/BUXHETIN
Zoti Basha i bërë apel këshilltarëve të majtë të votojnë buxhetin dhe planin rregullues të Tiranës. "Shpresoj që mbledhja e fundit të reflektojë sa më shumë problemet e qytetarëve dhe të lini mënjanë partinë. Sot kemi vendime të mëdha për të marrë dhe unë i bëj thirrje këshilltarëve të majtë të votojnë buxhetin dhe planin rregullues pasi ato i shërbejnë qytetarëve.” tha Basha.
Në këtë mbledhje janë parashikuar të miratohen vendime midis të cilave edhe trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë si dhe trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvencionimin e interesave të kredisë.
Pika e fundit e rendit të ditës ka të bëjë me linjën e transportit qytetas Kombinat-Qendër-Kinostudio, për t’ia ofruar këtë shërbim operatorëve privat
PR/BUXHETI
Gjatë javëve të mëparshme projektbuxheti i Tiranës dhe drafti i Planit Urbanistik, është prezantuar dhe shqyrtuar nga Kryebashkiaku Lulzim Basha me qytetarët e 11 njësive bashkiake të kryeqytetit dhe grupet e interesit.
Pas kësaj, Plani urbanistik do të kalojë për miratim në Këshillin Rregullues të Republikës së Shqipërisë dhe në muajin janar pritet të jepen edhe lejet e para të ndërtimit, proces prej kohësh i paralizuar.
Ky plan, i quajtur “Plani i Tiranës Metropolitane” shtrihet në 8 njësi vendore, dy nga të cilat bashki dhe 6 komuna. Kjo shënon një risi, një model bashkëpunimi dhe natyrisht bën të mundur, që qytetarëve t’u krijohen kushte më të mira të lëvizjes, shërbimit dhe infrastrukturës. Ai ka në themel të tij parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik.
Me këtë Plan rivendoset hierarkia e strukturës urbane që nis nga blloku, ku parashikohen 600 të tillë, kompleksi avancon me lagjet dhe përmbyllet me njësitë administrative. Hapësirat e gjelbra zënë një vend të rëndësishëm. Po qartë, përcaktohet edhe pasaporta për secilin bllok dhe formula e menaxhimit të pronës.
Për vitin 2013 në buxhetin e kryeqytetit janë parashikuar 10 milionë dollarë më shumë në krahasim me sivjet.
Kryetari i Bashkisë ka bërë të ditur se në total, shuma e investuar deri në fund të këtij mandati parashikohet të jetë 310 milionë dollarë. Vetëm për vitin 2013, buxheti për qytetin e Tiranës është 80 milionë dollarë. Basha ka deklaruar se të gjitha investimet që do të nisen me buxhetin 2013 do të përfundojnë tërësisht.
“Të gjithë investimet e parashikuara të nisin me buxhetin e vitit 2013, parashikohet të përfundojnë plotësisht brenda vitit 2015, pjesa dërrmuese e të cilave brenda 12 muajsh, 9-12 muaj kalendarikë, nga momenti i fillimit. Kjo do i japë fund problematikës që qyteti ka pasur, ka mbartur, ka mbartur edhe administrata që drejtoj unë, të investimeve të nisura, por që nuk përfundojnë asnjëherë”, është shprehur Basha.
Redaksia online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com