Miratohet pr/ligji, M.Financave
merr borxh pa miratimin e Kuvendit

Miratohet pr/ligji, M.Financave<br />merr borxh pa miratimin e Kuvendit
TIRANË - Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe 50 kundër ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”. P/ligji i jep të drejtën ministrisë së Financave të marrë borxh pa miratimin e Kuvendit.
 
Kjo kërkesë e ministrisë së Financave u bë me arsyetimin se Kuvendi i ka të gjitha mjetet edhe pa realizuar miratimin nen për nen të një instrumenti të caktuar të bëjë vlerësimin apo të vendosë kufijtë për Ministrinë e Financave apo për qeverinë, se çfarë dhe sa do të marrë borxh dhe kuptohet, edhe kriteret sesi duhet marrë borxhi.
 
Kjo e drejtë kërkohet për shuma që janë nën nivelin e miratuar të borxhit, ndërsa për shuma që e kalojnë atë duhet aprovimi i Parlamentit. Në bazë të këtyre ndryshimeve, Ministria e Financave do të mund të “luajë” më me shpejtësi në tregje, pa pengesa procedurale, në mënyrë që të garantojë interesa dhe kosto më të ulëta huamarrje./ATSH/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet