Miratohet pr.ligji për KLD,Ndoka:
Ndryshimet cënojnë pavarësinë

Miratohet pr.ligji për KLD,Ndoka:<br />Ndryshimet cënojnë pavarësinë
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka diskutuar dhe miratuar projektligjin për ndryshimet në ligjin për funksionimin e KLD-së, në të cilën është parashikuar dhe forma e lirimit nga detyra të anëtarëve të saj. Nga deputetët e opozitës ishte i pranishëm vetëm Nard Ndoka i cili ka votuar kundër, duke u shprehur se “këto ndryshime cënojnë pavarësinë e KLD dhe duhet debat, pasi një reformë e tillë ka nevojë për prezencën e opozitës”.

Në mbledhjen e sotme të komisionit ka raportuar Zv/ministri i Drejtësisë Idlir Peçi, i cili tha se reforma është prioritet kyç, pasi sipas tij Kodi aktual ka disa rregulla procedurale të koklavitura.

“Reforma është prioritet kyç. Me rëndësi është kodi dhe procedura, unifikimi me ligjet e reja të miratuara. Kemi ftuar partnerë të huaj dhe vendas, dhe misionet e asistencës në Tiranë. Kodi aktual ka disa rregulla procedurale shumë të koklavitura. Për herë të parë futen kontratat administrative, si dhe përfshin rregullime ligjore të reja. Jep për herë të parë kuptimin e aktit me garanci, me kusht. Ekuilibron interesat e palëve për një procedurë të drejtë, të shpejtë dhe të efektshme”, tha zv/ministri Peçi.

Ndërsa deputeti Subashi u ndal tek problematikat që ndeshen në ligjin ekzistues të cilat janë pasqyruar në draftin e ri.
 
“Drafti është për t'u vlerësuar me asistencë teknike të ekspertëve europianë. Është një ligj i miratuar në maj 1999 dhe tashmë pas 15 janë evidentuar problematikat e veta që gjejnë pasqyrim në draftin e ri”, tha Subashi.
 
Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, KLD ka keqfunksionim, duke u ndalur edhe tek ndryshimet që duhet të bëhen në këtë ligj, në mënyrë që të për të përmirësuar sistemin.
 
“Duhet disa rregulla të vetë KLD t’i ngremë në ligj, si zgjedhja e kryetarëve të Gjykatave. Është e nevojshme që publiku t’i shohë në mënyrë transparente mbledhjet dhe ato që ndodhin në KLD. Një anëtar i KLD zgjidhet për një anëtar të KLD. Duhet marrëdhënia mes inspektoratit dhe KLD, është shumë e rëndësishme ndaj e sjellim të normuara. Kemi sjellë edhe ndryshimet që vijnë pas ndryshimeve në Kushtetutë për procedimin dhe ndjekja penale e anëtarëve të sistemit të drejtësisë. Anëtarët e zgjedhur nga kuvendi dhe konferenca e gjyqësorit të shkarkohet për shkelje të Kushtetutës, i gjithë ndryshimi vjen në funksion të mirëfunksionimit. Nuk janë për të mallkuar apo akuzuar dikë. Disa norma të KLD t’i normojmë në ligj për të nxitur mirëfunksionimin. Shpresoj që pas miratimit të ligjit do kemi mirëfunksionim. Ne po i kërkojmë KLD të respektojë rregullat që ka miratuar vetë”, tha Majko.

Ndoka: Duhen diskutime me opozitën për ndryshimet. Fino: Nuk janë esenciale
Deputeti Subashi duke u ndalur tek mënyra e funksionimit të KLD tha se ndryshimet janë të rëndësishme. Duke u shprehur në mbështetje të draftit, Subashi tha se nëse kompetencat e KDL do të kryheshin siç duhet, situata nuk do të ishte e tillë.
 
“KLD është qeverisja e gjyqësorit. Nëse sot ka situatë të rënduar dhe mosbesim dhe bien kambanat e alarmit, për investimet dhe të drejtat e njeriu, përgjegjësia është e KLD. Nëse të gjitha kompetencat e KLD do kryheshin siç duhet nuk do ishim në këtë gjendje. Mbështes draftin. Ndoshta në disa aspekte duhej të kishin ndryshuar diçka më shumë por do i shikojmë gjatë diskutimeve. Nga vetë gjyqtarët kemi patur me dhjetëra e-mail ku shprehen të pakënaqur me mënyrën sesi ka proceduar e funksionuar KLD. Jo të gjithë janë të korruptuar dhe të paaftë. Ka mjaft gjyqtarë që nuk janë pajtuar me atë që ndodh. Ka disa performime të disa pikave të rregulloreve që me ligj e detyrojnë të zbatojë ato që ka miratuar vetë. Është një ligj që kërkon 3/5. Ka patur promovime brenda mandatit dhe me hile. Me ndryshimet i mbyllim derën një herë e mirë këtyre problematikave. Jemi në të njëjtin mendim edhe për një pjesë të rekomandimeve që na kanë ardhur nga vetë gjyqtarët. Ligji i KLD është i vetmi që nuk parashikon qartë rastet e shkarkimit të anëtarëve”, tha Subashi.
 
Duke u ndalur tek mandati i gjyqtarit, Subashi tha se rëndësi i duhet kushtuar edhe procesit të ndjekjes penale të gjyqtarit dhe anëtarëve të KLD, si dhe ndryshimeve për kufizimin e imunitetit.
 
“Duhet cilësuar kush vlerëson inspektoratin dhe kryeinspektorin e KLD. Pjesa më e rëndësishme ka të bëjë me ndjekjen penale për gjyqtarët dhe anëtarët e KLD. Të njehsohen me ato që kemi miratuar më parë për procedimet penale që tu përgjigjen ndryshimet kushtetuese për kufizimin e imunitetit. Si mund të vazhdojë të jetë anëtar i KLD një anëtar ndaj të cilit ka nisur ndjekja penale”, tha Subashi.
 
Lidhur me këto ndryshime, deputeti demokrat Nard Kodheli tha se nevojitet debat, pasi këto ndryshime cënojnë pavarësinë e institucionit.
 
“Për këto ndryshime duhet debat. Për mua këto cënojnë pavarësinë. Një reformë e tillë ka nevojë për një debat më të gjerë prezencën e deputetëve demokrat në komision dhe parlament dhe jo të kalojë në këtë mënyrë”, tha Ndoka.
 
Por mendimi i Ndokës është kundërshtuar nga deputeti Fino, i cili tha se në projektligj nuk parashikohen ndrhsime esenciale, por disa pika të rregullores po kthehen në ligj.
 
“Jam kundër Ndokës, pasi nuk ka ndryshime esenciale. Ne po kthejmë disa pika të rregullores në ligj, pse trembet opozita. Ne jemi në komision jemi të gatshëm të vijnë dhe këtu dhe në parlament. Në komisionin për territorin po i presim që në janar. Ne nuk jemi në mbledhjen me duhet të mbyllura të KLD ku asgjë nuk merret vehs. Kushdo mund të marrë informacion çfarë po bëhet këtu le të vijnë kur të duan për debat. Të vazhdojmë me projektligjin. E kam nga eksperienca nuk do vijnë ata edhe pas thirrjes dashamirëse të bërë nga kolegu Ndoka”, tha Fino.
 
Të njëjtën gjë ka shprehur edhe deputeti Xhafa i cili tha se për projektligjin për KLD do të “vijohet diskutimi, në interes të qytetarëve”.
 
Por lidhur me këtë projektligj Ndoka tha se “A janë konsultuar grupet e punës me Presidentin, KLD dhe Konferencën Gjyqësore?? Nëse nuk është bërë ta bëjë Komisioni. A ka patur ftesë për opozitën?”.

Hysi: KLD vonon pa shkak emërimet e kryetarëve të gjykatave
Sipas Hysit reformimi i këtij institucioni është i rëndësishëm, pasi KLD vonon emërimët e kryetarëve të gjykatave.
 
“Jam një nga firmëtarët. Është pjesë e një reforme të gjerë që duhej marrë edhe nga vetë KLD. KLD nuk respektoi ligjin për konfliktin e interesave, dhe po vonon pa shkak emërimet e kryetarëve të gjykatave’, tha Hysi.
 
Ndërsa deputeti Xhaga tha se së shpejti pritet ngritja e një komisioni për reformë të thellë në drejtësi, duke u shprehur se opozita duhet të shprehtë interes për reformën.
 
“Shumë shpejt në parlament do të ketë një komision për një reformë të thellë në drejtësi. Këtë kërkojnë qytetarët ky është detyrimi dhe obligimi ynë. Kjo nuk është reforma e plotë, pasi reforma ka për të parë plotësisht KLD. Në rast se opozita ishte e interesuar të vinte këtu dhe jo ta anatemonte nga SHQUP-i. Nuk ka detyrim që ne ti drejtohemi Komisionit të Venecias. Ne nuk po bëjmë ndryshime në kushtetutë. Do e çudisnim Komisionin e Venecias nëse do i kërkonim një mendim pse KLD mban të komanduar kryetarët e gjykatave”, tha Xhaga.
 
Ndërsa deputeti Xhafaj tha se për këtë rast nismëtarët i janë drejtuar me shkresë KLD-së.
 
“Nismëtarët kanë të drejtë të paraqesin nismën. Konsultat menaxhohen nga Komisioni. Në rastin konkret i jemi drejtuar me shkresë KLD që ka bërë mbledhje të posaçme që ka sjellë edhe përgjigje me shkrim. I jemi drejtuar konferencës, prokurorit, dhomës së avokatisë, misioneve të asistencës ndërkombëtare. E quaj të ezauruar”, tha Xhafaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj