Miratohet projektligji pa nenet 37, 38, 39

Miratohet projektligji pa nenet 37, 38, 39
Në seancën maratonë të ditës së enjte (5 korrik) deputetët me 59 vota pro dhe dy abstenime kanë votuar projektligjin pa nenet 37, 38, 39 i cili ishte hedhur për herë të tretë në votim.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) të cilët patën organizuar dhe protesta kunder ketij ligji, sot nepermes komunikates mirëpresin miratimin dhe iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vazhdojnë ta miratojnë edhe në shqyrtim të dytë këtë projektligj, pa amandamente të cilat do të mund të paraqitnin masa ndëshkuese ndaj mediave.

Për shkak të mos kalimit herën e kaluar të këtij projektligji pa këto nene, zëvendëskryeministri dhe njëherish minister i Drejtesise, Hajredin Kuçi kishte dhënë dorëheqje.

Kuçi i cili është në pushime ka thënë se një herë për një herë nuk është i informuar për zhvillimet, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Qeveri.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin