Miratohet projektligji për faljen e
gjobave nga marsi në gusht 2013
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave tatimore, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013.
TIRANE- Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave tatimore, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013. Ky projektligj vjen në kuadrin e premtimit elektoral të Partisë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore. Fshirja e dënimeve të Administratës Tatimore (gjoba) nga sistemi do të kryhet brenda 5 muajve, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji. Përgjegjëse për këtë do të jetë Administrata Tatimore, e cila do të pasqyrojë këtë procedurë edhe në regjistrat e saj.
Falja e gjobaveJanë 3 raste të parashikuara, në këtë projektligj, për faljen e gjobave tatimore. Së pari, falen gjobat e vendosura si pjesë e detyrimit tatimor, që janë të evidentuara sipas datës së nxjerrjes së njoftimvlerësimit (akti administrativ) ose të kontabilizuara në regjistrat e administratës tatimore gjatë periudhës 1 mars deri më 31 gusht 2013, ndaj tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar në administratat tatimore.
Së dyti, falen gjobat e vendosura që janë evidentuar sipas këtij projektligji, të cilat, në momentin e hyrjes në fuqi së tij, janë ankimuar dhe janë në proces ankimimi administrativ apo në proces gjyqësor. Së treti, të gjithë tatimpaguesit që janë dënuar me gjobë administrative për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë, për mosinstalim të pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave, u falen shumat e gjobave të vendosura, për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013.
Rimbursimi Sipas radhës së datës së pagesës së bërë, subjekteve që kanë bërë pagesat e gjobave, të përcaktuara në këtë projektligj, u rimbursohen në masën 100% shumat e paguara të gjobave.
PërjashtimetFalja e gjobave tatimore nuk do të thotë falja e masave të tatimit. Në këtë projektligj nuk parashikohet falja e detyrimeve tatimore gjatë periudhës 1 Mars 2013 e deri më 1 Gusht 2013. Pagesa e tatimeve do të zbatohet sipas përcaktimit të legjislacionit që rregullon pagesën e tatimeve. Gjithashtu, edhe gjobat tatimore të regjistruara automatikisht nga sistemi i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, nuk do të falen.
Shkrimi u publikua sot (06.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37