Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për turizmin, që parashikojnë regjistrimin nga dhomat deri tek vilat, të cilat deri më tani kanë qenë të pa-formalizuara dhe masa ndëshkuese nëse nuk zbatojnë ligjin, për PD-në janë masa që dëmtojnë biznesin që do rrezikojë të mbyllë aktivitetin.
Po vendosni një regjim policor me gjoba të mëdha për të detyruar bizneset të regjistrohen. Këta operatorë informal nëse formalizohen do të kenë një barrë më të ulët sesa tani. Duket qartë që qëllimi është për ti taksuar për ti bërë pjesë të burokracive, ndryshe do të vazhdojë vala e gjobitjes. A keni ndonjë projekt mbështetës për të rritur standardet e cilësisë. Rritja e standardeve duke ju shtuar kostot do ti detyrojë të mbyllen. Qeveria duhet ti mbështesë me financim, që të rritet edhe numrin e turistëve. Kulaçi apo kërbaçi. Keni ndopak kulaç apo vetëm kërbaç?' tha Alibeaj.
Bello: Duhet të garantojmë konkurrencës, pse duhet të funksionojë i pa-formalizuar.
Pavarësisht argumenteve të Ministrisë së Turizmit, Alibeaj tha se këto ndryshime, do u pamundësojnë pushimet një pjese të mirë të shqiptarëve pasi këto struktura të vogla kishin çmime të lira.
Alibeaj: Vitin e kaluar ka pasur një frekuentim të turistëve në Shqipëri, por qëndrimi i një qeverie është të kuptoj pse ndodhi, për çmimet relativisht të ulta në Shqipëri krahasuar me vendet e BE, dhe këto çmime vinin për faktin se shumë subjekte e ofrojnë shërbimin nëpërmjet shtëpive. Është vend i turizmit të lirë, dhe jo elitare. Qeveria do ti vendos kyçin këtyre njësive që ofrojnë shërbim edhe për ata që nuk kanë të ardhura të konsiderueshme. Qeveria nuk ka asnjë lloj praktike për ti ndihmuar këto njësi. Do detyrojë bizneset të mbyllen dhe turistët nuk do të vijnë në Shqipëri.
Koçi: Është korrupsion kur i shmangesh detyrimeve ligjore, taksave dhe pagesave. Kemi të bëjmë me një kaos financiar që duhet rregulluar.
Ndryshimet propozuara në këtë projektligj kanë fokus kryesor të ulin informalitetin në sektor, pasi vjet ishin 4500 struktura që akomodonin turistë edhe pse nuk ishin të regjistruara dhe certifikuara.
Në projektligj parashikohet regjistrimi elektronik i klientëve me të dhënat mbi, netët e qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, me synim pasjen e një panorame të plotë mbi turizmin në vend.