Miratohet rezoluta/ OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje
Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të misionit paqeruajtës dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë.
Rezoluta u miratua më 2 nëntor me vota unanime. I njohur si EUFOR Althea, misioni përbëhet nga rreth 1.100 ushtarë nga 20 shtete që janë dislokuar në Bosnje që nga viti 2004, dhe mandati i këtij misioni është zgjatur çdo vit. Këtë vit, këtij misioni i skadonte mandati më 3 nëntor.
Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë, Christian Schmidt, tha në raportimin e tij se EUFOR Althea, vazhdon të luajë rol vital në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Bosnjë dhe prezenca e tij është ende e nevojshme. Ambasadorja franceze në OKB, Natalie Broadhurst, tha se prezenca e komunitetit ndërkombëtar në Bosnje është thelbësore për stabilitetin e shtetit dhe të rajonit.
Ajo shtoi se autoritetet në Bosnje duhet të tregojnë vullnet për dialog dhe përfshirje në zbatimin e reformave. Sipas saj, Franca mbështet integrimin evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor. EUFOR-i është pjesërisht i ngarkuar me sigurimin e rendit civil dhe respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit së bashku me përfaqësuesin e lartë, Christian Schmidt.
Më shumë se 100.000 njerëz vdiqën në Luftën e Bosnjës në vitet 1992-95 e cila përfundoi me nënshkrimin nga udhëheqësit serbë, kroatë dhe boshnjakë të një paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në Dejton, Ohajo. EUFOR-i zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
16 Nëntor, 18:12
-
Lufta/ Sulmet izraelite në Libanin lindor shkaktojnë 12 viktima! Jepet urdhër evakuimi në periferi të Bejrutit, pritet të goditen disa ndërtesa
15 Nëntor, 08:56
-
Komiteti i OKB-së: Metodat e luftës të Izraelit përkojnë me gjenocid
14 Nëntor, 13:57
-
Media australiane 'The New Daily': Si po kthehet Shqipëria në destinacionin e madh të turizmit evropian?
14 Nëntor, 08:54
-
Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike/ Guterres – liderëve botërorë: Paguani ose përballuni me fatkeqësitë nga klima
12 Nëntor, 16:12
-
COP29/ Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike
12 Nëntor, 08:16
-
Trump zgjedh ligjvënësen Elise Stefanik për Ambasadore në OKB
11 Nëntor, 16:40
-
Lufta/ Raporti i OKB: Rreth 70% e viktimave në Gaza janë gra dhe fëmijë! Mund të jetë krim kundër njerëzimit dhe gjenocid, të hetohet
8 Nëntor, 17:49
-
Izraeli miraton ligjin që lejon burgosjen e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç
7 Nëntor, 16:01
-
SHBA-ja sanksionon një individ dhe një kompani të lidhur me familjen e Dodikut
6 Nëntor, 19:40