Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau sot fondet vjetore për partitë politike, për të cilat ishte miratuar buxheti prej 345 milionë e 600 mijë lekësh. Fondi u nda mes 11 partish, ndërsa Partia Socialiste, si partia me përfaqësimin më të lartë në Parlament merr pjesën më të madhe të fondeve, 151 milionë e 494 mijë e 783 lekë, ndërsa ndiqet nga PD e LSI.
Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës u fut në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët fituan 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm, pa pasur nevojën e një koalicioni. E thënë ndryshe në gjuhën e shifrave, ajo ka arritur që të marrë 48.68 % ose 768177 vota.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk arriti të sillte ndryshimin e premtuar, duke dalë në këto zgjedhje si forcë e dytë, ose 39.43 % të votave. Megjithatë, ia vlen të theksohet se demokratët kanë njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e 2017, ku nga 46 mandate që kanë pasur, në 25 prill kanë marrë 59.
Këto zgjedhje sollën disfatën më të madhe elektorale të LSI-së, e cila është “zhdukur” nga harta elektorale në 9 qarqe të vendit, pasi në 25 prill mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe Shkodër. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja mori 225 975 vota ose 14,28%, përthyer në 19 mandate. Pas katër vitesh nën drejtimin e Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI mori vetëm 4 mandate, rreth 110 mijë vota ose 6.82 %. Pas katër vitesh, LSI-ja ka humbur më shumë se sa gjysmën e mbështetësve. Surpriza e zgjedhjeve të 25 prillit, ishte PSD e Tom Doshit që mori 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Zgjedhjet/ Celibashi i flet diasporës: Nuk pranohen dokumentet e huaja identifikuese, fletët e votimit ju vijnë javën e dytë të prillit! Kujdes këto gabime
21 Janar, 19:16
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44