Gara mbaron: PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe 3 PSD! Socialistët marrin mandatin e 8-të nga LSI në Durrës për 55 vota

Gara mbaron: PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe 3 PSD! Socialistët marrin mandatin e 8-të nga LSI në Durrës për 55 vota

Procesi i numërimit të votave

TIRANË- Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni. E thënë ndryshe në gjuhën e shifrave, ajo ka arritur që të marrë 48.68 % ose 768177 vota.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk ka arritur që të sjellë ndryshimin e premtuar, duke dalë në këto zgjedhje si forcë e dytë, ose 39.43 % të votave. Megjithatë, ia vlen të theksohet se demokratët kanë njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e 2017, ku nga 46 mandate që kanë pasur, në 25 prill kanë marrë 59. 

Këto zgjedhje sollën disfatën më të madhe elektorale të LSI-së, e cila është “zhdukur” nga harta elektorale në 9 qarqe të vendit, pasi në 25 prill mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe Shkodër. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja mori 225 975 vota ose 14,28%, përthyer në 19 mandate. Pas katër vitesh nën drejtimin e Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI ka marrë vetëm 4 mandate, rreth 110 mijë vota ose 6.82 %. Pas katër vitesh, LSI-ja ka humbur më shumë se sa gjysmën e mbështetësve.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte PSD e Tom Doshit që mori 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë, e megjithatë po aq surprizë ishte vendimi i tij për t'u tërhequr nga marrja e mandatit me një dorëheqje të parevokueshme, teksa tha se do bëjë koalicion me PS. 

Harta e Shqipërisë është ngjyrosur blu në veri, ku demokratët kanë ruajtur bastionet e tyre historike si në Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, edhe pse në këtë të fundit fituesi është shpallur vetëm në minutat e fundit, pasi diferenca me PS-në ka qenë shumë e ngushtë. Një fitore në minutat e fundit ishte edhe në Durrës, ku PS ka marrë mandatin e 8-të nga LSI për 55 vota!

Në Tiranë është mbyllur gjithçka. Kështu beteja në Tiranë, mbyllet me 18 mandate për PS, 15 për PD-AN, 2 për LSI dhe PSD 1. Nga ana tjetër, Shqipëria e Mesme dhe Jugu janë veshur me ngjyrën rozë, por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje është fitorja e socialistëve në objektivin e tyre maksimal duke i dhënë të drejtë strategjisë së kryesocialistit Edi Rama që i vendosi “gardën e vjetër” në vijën e zjarrit. Këtu mund të përmendet fitorja e Bledi Çuçit në Gjirokastër i cili renditej i treti, apo i Blendi Klosit i cili ishte pozicionuar i 5-ti në listë në Berat. Interesante në këtë qark, vendlindja e presidentit Ilir Meta, është humbja e LSI-së. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI është zhdukur totalisht duke mos marrë asnjë mandat. 

Garë e fortë ishte edhe në Elbasan, ku PS-ja ka humbur mandatin e 9-të për 78 vota. Edhe në këtë qark rezultati duket i kushtëzuar nga një numër shumë i lartë skedash të pavlefshme për shkak të gabimeve të bëra nga zgjedhësit, që pasi kanë votuar partinë, kandidatin e kanë zgjedhur të një force tjetër politike. Një fenomen që është regjistruar në të gjithë vendin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 06:34
Mbyllet edhe në Tiranë, numërimi i votave për partitë përfundon në të gjithë Shqipërinë! Ja rezultati final i kryeqytetit

Vetëm pak minuta më parë është mbyllur numërimi i kutive së fundit të Tiranës, duke përfunduar kështu i gjithë procesi i numërimit të votave për partitë në të gjithë vendin.

Nga 1243 ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marr 48.67 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 %  ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %.

Ora 19:21
PS merr mandatin e 8-të nga LSI në Durrës në minutat e fundit, partia e Kryemadhit pëson disftarën e radhës! PD siguron 6 mandate

Partia Socialiste ka arritur që të marrë një fitore bindëse në qarkun e Durrësit, duke i marrë në minutat e fundit mandatin e 8-të nga LSI. Kjo forcë politike ka njohur zhgënjimin e radhës në këtë qark, ky nga 2 mandate që ka pasur në 2017, në këto zgjedhje nuk ka arritur që të sigurojë asnjë! Kur është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave, në Durrës, socialistët kanë marrë 8 mandate ose thënë ndryshe 50.26 % të votave, e ndërsa demokratët 41.45 % ose 6 mandate në total. 

Diferenca që ka siguruar një mandat plus për PS ka qenë vetëm 56 vota më shumë ndaj LSI e cila ka humbur kështu mandatin e vetëm që e kishte mbajtur për disa orë.

Një nga arsyet kryesore të humbjes së LSI-së në këtë qark është edhe largimi i Lefter Kokës, një nga figurat kryesore të kësaj force politike, deputet dhe ministër. E ndonëse pavarësisht angazhimit personal të presidentit Ilir Meta në këtë qark, me një retorikë shumë të ashpër kundër Kokës, por jo vetëm edhe të kryetares Monika Kryemadhi, LSI nuk arriti që të siguronte asnjë ulëse në Kuvendin e ri, e duke thelluar kështu edhe më shumë shkatërrimin e kësaj partie, duke u fshirë nga harta elektorale e vendit në 9 qarqe të Shqipërisë.

Tashmë, vijon ende numërimi i votave vetëm në dy qarqe, përkatësisht në Lezhë, ku vijon numërimi në KZAZ-në e fundit, dhe në Tiranë, ku janë pa përfunduar procesin disa KZAZ.

Ora 11:37
PS merr dhe Vlorën me 8 mandate, PD 4! LSI asnjë mandat humbet të vetmin që mori në 2017

Numërimi në qarkun e Vlorës është mbyllur ku PS ka dalë forcë e parë me një diferencë të thellua nga PD. PS ka marrë 8 mandate ose 57.9 % të votave dhe PD ka marrë 4 mandate  ose 31.4 % të votave. LSI humbet dhe mandatin e 2017 duke mos marrë asnjë në qarkun e Vlorës.

Ora 11:22
Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Lezhës, PD merr 4 mandate, 3 PS, LSI nuk siguron asnjë

Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Lezhës, ku PD ka dalë fituese, duke marrë 47.53% të votave, ndjekur nga PS me 37.99% të votave. LSI ka mundur të marrë vetëm 10.26% të votave. Përkthyer në mandate, PD ka marrë 4 mandate, PS 3, ndërsa LSI nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat.

Ora 11:12
Mbetet vetën 1 kuti në Fier por nuk pritet asnjë ndryshim, PS fiton 9 mandate, PD merr 6, LSI 1

Në Fier është përcaktuar gjithçka, teksa janë numëruar 579 Qendra Votimi nga 580 Qendra Votimi të tilla, në Qarkun e Fierit, PS merr një fitore bindëse dhe ruan bastionin e saj. PS ka marrë 52.8% PD ka një rritje të lehtë me 37.3 % të votave, e ndërsa LSI ka marrë 7.1%. Partitë e tjera nuk kanë arritur as në 1% të votave.

Ndarja e mandateve deri tani është 9 për Partinë Socialiste dhe 6 për Partinë Demokratike dhe 1 për LSI-së.

 

Ora 10:02
PS fiton Korçën merr 6 mandate, 5 i merr PD! LSI nuk merr ansjë mandat

Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 6 mandate ose 60542 vota në total dhe PD ka marrë 5 mandate ose 50479 vota. LSI nuk ka marrë ansjë mandat edhe pse po luftonte fort deri në momentet e numërimit të kutive të fundit në Bashkinë e Maliqit. LSI arriti të grumbullojë vetëm 8488 vota.

Ora 09:56
Mbyllet përfundimisht edhe në Shkodër, PD fiton Qarkun por PSD është supriza e madhe me 2 mandate

Kur janë numëruar 100% e votave, në Shkodër fiton PD por supriza e madhe është PSD e Tom Doshit. Kjo parti ka arritur të marrë 2 mandate në këtë qark duke shënua suprizën më të madhe në të gjithë vendin. 

Qarkun e fiton Partia Demokratike me 43.8%, e ndjekur nga PS me 28.1 %. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 15.2%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 9.3%.

Përfundimisht ndarja është për Qarkun Shkodër: 5 mandate për Partinë Demokratike dhe 3 për Partinë Socialiste, 2 për PSD-në dhe 1 mandat për LSI-në.

Ora 08:02
Mbyllet numërimi në Elbasan, PS humb mandatin e 9 për 78 vota, qarku drejt rinumërimit në KQZ, Balla: Sipas llogaritjeve, e kemi marrë

Mbyllet numërimi në qarkun e Elbasanit, ku PS ka humbur mandatin e nëntë, për 78 vota, ndërsa PD ka marrë 6 mandate dhe LSI nuk siguruar asnjë. Qarku duket se do të shkojë drejt rinumërimit në KQZ, ndërsa i pari në listën e kandidatëve të PS, Taulant Balla, tha se sipas kalkulimeve të tyre, PS e ka siguruar edhe mandatin e 9.

"Na rezulton që e kemi kaluar votat e nevojshme për mandati e 9, kemi diferencë ne 28 mijë vota me PD që na siguron edhe mandatin e 9, por fleta e votimit është e komplikuar", tha Balla.

Ora 07:45
Zhduket LSI në Berat, partia e Metës humb në vendlindjen e tij! PS merr 5 mandate, PD 2

Përfundon numërimi në Berat. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI është zhdukur totalisht nga ky qark duke mos marrë asnjë mandat. Dy mandatet e saj në 2017 janë ndarë një për PS dhe një për PD. Në këtë qark PS ka fituar 5 mandate dhe PD ka fituar 2 mandate.

Ora 04:08
Mbyllet numërimi në Gjirokastër! PS arrin objektivin maksimal me 3 mandate, nga PD vetëm Tritan Shehu, Vangjel Tavo mbetet jashtë Kuvendit

Përfundon numërimi në qarkun e Gjirokastrës. Të 207 qendrat e votimit janë hapur kutit dhe janë numëruar votat, të cilët nxjerrin fitues Partisë Socialiste. Ato kanë marrë 53.83 % të votave. Forcë er dytë në këtë qark është PD. Në përfundim të procesit, demokratët kanë marrë 30.66 % të vota, e ndërsa LSI 12.68 %. Thënë ndryshe, shpërndarja e mandateve është 3 me 1. LSI nuk ka marrë asnjë mandat.  Nga PD merr një karrige në Kuvend vetëm Tritan Shehu, e ndërsa nga PS Mirela Kumbaro, Laert Duraj dhe Bledar Çuci, që ishte objektivi maksimal i vendosur nga kryesocialisti Edi Rama, e ndërsa Vangjel Tavo i LSI nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

 

Ora 01:22
Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, PD merr një mandat më tepër me një diferencë shumë të vogël ndaj PS-së

Është mbyllur procesi i numërimit në Qarkun e Dibrës, ku janë numëruar 227 kuti. Partia Demokratike ka marrë 28.920 vota ose 45.75% dhe e përkthyer në mandate ka fituar 3 mandate. Diferenca me PS ka qenë shumë e vogël, ku socialistët kanë marrë 28.732 vota ose 44.50%, përkthyer kjo në 2 mandate. LSI nuk ka fituar LSI 4446 vota ose 6.7 %. Ndërkohë që vota të pavlefshme janë rreth 2000 vota.

 

Ora 20:28
Rezultat përfundimtar në Kukës, nuk ka supriza! PD fiton bindshëm në bastionin e saj, merr 2 mandate përballë 1 të PS

Kukësi bëhet qarku i parë ku përfundon gjithçka. Janë numëruar të 141 qendrat e votimit dhe tashmë mund të themi që kemi një rezultat përfundimtar. 

PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. PD ka arritur që të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave.  Nga 3 mandatet e Kukësit 2 i merr Partia Demokratike dhe 1 e merr Partia Socialiste. 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 28/04/2021 01:23

    Mire e keni Ju o zoti Kryeminister, tani pune e madhe te ka ngelur te cosh perpara drejtesise like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka qe populli te jap besimin e plote, te cosh perpara drejtesise vrasesit e 21 janarit, pa u zhdukur keto plasaritje njerezit nuk kane per te besuar kurre dhe opozita do te ngreje popullin. Prandaj duke vene perpara drejtesise ata qe kane vjedhur e shkaterruar Shqiperine prej 30 vjetesh punet e Tuaja do te ecin sic i deshironi Ju per te miren e Shqiperse

    Përgjigju
  • Tirona: 27/04/2021 08:37

    Të fala Monës ene lesh e dhisë

    Përgjigju
  • tosi: 26/04/2021 14:15

    O Shqiptare kjo eshte nje fitore historike qe do mabahet mend deri ne fund te ketij shekulli . Se ky popull me nje votim plebishitar nxorri nga skena politike kancerin e kesaj politike qe e ka gerryer financen e Shqiperise dhe buxhetin si krymi brenda ne dru qysh prej vitit 2005 dhe dalja nga skena politike e Agush Habib Burgibes me hanxhar ne dore dhe ne doren tjeter cfurk dhe e Nafije dybekut turikalit te leshitlikes bashke me sharebajgat e haremit naziskin te Jales, Kejdi dhembcakallja , Kajda gjoshe surrattepsija , Erisa hundpinokja, Erona guri drandja e mirdites, Nora bythderrja gjithollogja eshte fitorja me e madhe e ketij shekulli per popullin Shqiptar. Gjigandi Edi Rama do ta coje perpara kete vende drejt zhvillimit modern dhe mireqenjes se popullit.

    Përgjigju
  • Skodrinon: 26/04/2021 13:49

    Nuk Jane budallenj Shkodranët me votu per lidera skrapari, kan vet liderat e tij, sikur Doshi! Nuk eshte aspak çudi !

    Përgjigju
  • Statistika: 26/04/2021 13:46

    Sipas trendit PSD e ka kuptuar që votat i ka individi, pra duke vendos individ me pozite dhe me popullatitet merr vota, sipas trendit dhe duke kontaktuar shifrat që MEDIA i fsheh, thuhet jozyrtarisht që PSD merr 2-3 në Shkodër, 2 sigurtë në Tiranë (i treti varet nese bie LSI) dhe një mandat 77% sigurt në Korçe (që ja merr PD dhe LSI ) nga tepricat! Pra media nuk e jep se bllokohett si nga Rama dhe nga opozita por PSD del me 5 deputetë sigurte dhe diskutohet i gjashti! Prisni se nga pasditja do dali ky informacion! Pra PSD eshte në pozitat që dikur ishte LSI!

    Përgjigju
  • Maskarallëk: 26/04/2021 13:34

    Xhafaj 5 herë me shume se Basha? Seriozisht? Kjo tregon që krimi ka mbyt shqiperine sepse Basha mund të kete shume probleme por nuk eshte i lidh me krimin, prandaj kjo tregon që Ky popull mbaron për një çik diktaturë dhe nuk ka faj as Basha askush, për mua Basha del me 70 mandate! Prisni deri në fund !!!

    Përgjigju
    • Maskarai: 27/04/2021 17:42

      E mori vesh rezultatin maskarallilu

    • Shok i Rames: 27/04/2021 01:39

      Harrove dhe diçka shok i ramos !

    • Shqupistu leshedhise: 26/04/2021 14:12

      Basha eshte hajdut I rruges se kombit, vrases I 21 Janarit dhe dhender I Vefes

  • Trnakop Kacija: 26/04/2021 13:13

    E nderrojme Tom Doshin me Albin Kurtin - a ka interesim?!

    Përgjigju
    • Albini: 26/04/2021 13:41

      Albini do te kuptohet që ka plan ndarjen e Kosoves ! Nuk besoj se merr vetvendosja me shume se 5000 vota (pra gati sa kujtim Murrizi)

  • shkoder: 26/04/2021 12:06

    suksese ps dhe shqiptaret mos na cani k...n jo korrupsion, jo gjykata,jo qeveria. Hani ca tju japin e mos u ankoni se shume mire po jetoni. kshu thote rezultati. edhe enveri spaska pas faj. e ka dite se buka kallomoce ju kenaq.

    Përgjigju
    • Spaçi: 27/04/2021 01:41

      Ju flet burgu Spaçit ! Të fala doktorit të zemrës se Enverit! Po nuk u reformua PD nuk do kete dërman! Të fala Agron Shehaj , kryetari ri i PD! Ju Pershendet Shoku i Rames dhe Bashes! Haxhi Soros !

    • Pjeter: 26/04/2021 19:09

      A je shkodran prej Puket ti?Voltana ju kenaq fort ju kusareve e zbritur malit,keni infestu Shkodren me idiotllek.

    • Lala: 26/04/2021 19:07

      Zgjedhjet e tjera që do të fitohen përsëri nga PS-ja, Shkodrën e shoh të shpall referendum për bashkim me Malin e Zi sepse "hapen bëthsh,, për malazez.

    • Une: 26/04/2021 14:14

      Shkodra eshte nen komunistin Sali nga djep I qyteterimit ne djep te leshit te Monikes.

    • Durrsaku: 26/04/2021 12:49

      Ik mër teoglodit ha buk me kollomoqe se ka ngel shkodra si afganistan

  • LORA: 26/04/2021 11:01

    Zgjedhje dhe zgjidhje nderi prej Tom Doshit. Verdiktin,transparencen,vetting-un ai ia beri vetes ne raport me popullin e Malsise se Madhe. Kaq del e tepron ne shesh te mejdanit. RESPEKT Tom Doshi .

    Përgjigju
    • 1-shi mbetet 1-sh: 27/04/2021 01:43

      Ai ka qënë , eshte dhe do mbetet

  • Turi: 26/04/2021 09:56

    Strategji e bukur kjo. Tomi fiton mandatin. Amerika se do Tomin ne parlament qe keshtu Tomi ja kalon nje tjetri nga PSD mandatin. Ky qe merr mandatin do jete figure e paster dhe ben koalicion me Ramen. Rama merr 72 mandate dhe Tomi merr privilegje ne biznes.

    Përgjigju
    • Skema Meta: 26/04/2021 13:36

      Fiks si skema Meta! Jua mesoj Likja kete skemë rri në mes , rri në pushtet! Po mundohen dhe parti të tjera por qellojj me e forta PsD , në fakt kjo parti ka edhe njerez super në liste por kjo skeme ishte skeme e vjeter perdorur dhe nga Meta

  • Alb: 26/04/2021 08:57

    Rames si duhen as me shum e as me pak se 71 me kete ecuri duket sikur i ka ne xhep 71 mandate.Duhet nje restart ne pd nuk mundet te jet kaq dobet edhe pas shum zullumeve te rames.

    Përgjigju
  • Ehe: 26/04/2021 01:58

    Po po qart qart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja