Miratohet sot lista e barnave
të rimbursueshëm 2013

Miratohet sot lista e barnave <br />të rimbursueshëm 2013
TIRANE- Qeveria miratoi sot listën e barnave të përgatitur nga ministria e Shëndetësisë dhe ISKSH. Duke e cilësuar si listën më të plotë të barnave të rimbursueshme që është bërë ndonjëherë Berisha preku dhe çështjen e shërbimit shëndetësor por dhe atë të spitaleve. Sipas tij ka probleme por qeveria është e vendosur për të ofruar një shërbim shëndetësor më të mirin, ndërsa u sulmoi mediat se filmojnë pjesë të spitaleve të cilat janë lënë mënjanë për tu ristruktuar”

Sipas kryeministrit lista që miratohet sot përmban 420 principe aktive,dhe 1020 barna alternative. “Do bëjmë gjithçka për zemrën e dhimbsur”- tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Duke u ndalur tek kostot për LBR, Kryeministri theksoi se kostoja e LBR në vitin 2005 ka qenë 3.2 miliardë lekë, sot është 8.3 miliardë lekë.
"Unë e kuptoj që sot ka qytetarë, të cilët, për shkak të burokracisë përballen me probleme në sistemin shëndetësor, por kjo nuk ka lidhje me politikën tonë për të ofruar sistemin shëndetësor më të mirë", tha Kryeministri. Duke sjellë si shembull hemodializën, Berisha theksoi se "kur erdhëm në pushtet ishte një listë qesharake. Shumica e shqiptarëve e bënin hemodializën në Strugë dhe Janinë, pasi në Shqipëri ishte ekzotike. Sot janë 600 të sëmurë që marrin këtë shërbim".

TË VENDOSUR QË SHËRBIMET SHËNDETËSORËE TË JENË TË MIRA

Berisha tha se ishte në dijeni që qytetarët përballen me vështirësi sa i takon shërbimeve shëndetësore por “kjo nuk ka lidhje me politikën tonë të vendosur për të ofruar shërbim të mirë dhe ne e faktojmë në të gjithë përpjekjet e mëdha. “- tha Berisha.

GJËNDJA E SPITALEVE, BERISHA SULMON MEDIA
Sa i takon disa kronikave problematike të cilat janë publikuar në media vizive dhe të shkruar për gjendjen e spitaleve në Shqipëri Berisha tha se filmohen pjesë të cilat janë lënë mënjanë dhe të cilat do të ristrukturohen dhe nuk filmohen teknologjitë më të avancuara që ekzistojnë në ndonjë vend.

“I kuptoj kamerat kur shkojnë e kapin dyer e dhoma të braktisura për rikonstruksion. I ftojnë të shkojnë e të filmojnë edhe teknologjitë më të avancuara. Sic janë rezonancat e variantit të fundit, akselatorët dhe mjetet më moderne. Nuk kursejmë dhe nuk kemi kursuyar që qytetaërt të kenë një shërbim të mirë”

PENSIONET TE VOGLA. POR I KOMPENSOJME ILACET

Berisha pranoi se pensionet janë të vogla por shtoi se mjekimi i tyre është falas dhe ilaçet janë të rimbursueshme. “Ata që derdhin lot krokodili se pensionistët s’marrin dot ilaçet njihuni me ligjet.”- tha Berisha.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi