Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv

Qeveria miratoi sot vendimin për t’i dhënë status të veçantë shkollave me drejtim artistik dhe sportiv.

Sipas Ministres Manastirliu, vendimi synon të përmbushë disa qëllime të rëndësishme për këto shkolla, si, zhvillimin e kurrikulave artistike dhe sportive për t'u përshtatur me kërkesat e tregut të punës, ruajtjen e traditës dhe identitetit kombëtar në fushën e artit dhe sportit, zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në këto fusha, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies si dhe sigurimin e mbështetjes financiare të veçantë për këto shkolla.

“Sot në mbledhjen e qeverisë kemi miratuar akte të rëndësishme që kanë të bëjnë me sistemin arsimor, me reformimin dhe transformimin e strukturave me orientim artistik dhe sportiv. Këtyre shkollave do t’u jepet status i veçantë sipas plotësimit të kritereve specifike. Është për t’u theksuar fakti që fëmijët në shkollat artistike do të kenë një kurrikul të posaçme, e cila do të përshtatet sipas kërkesave dhe nga ana tjetër do të ketë organizim specifik të këtyre shkollave, duke u fokusuar jo vetëm në mbështetjen e statuseve arsimore, por edhe në hapjen e këtyre shkollave sipas një niveli autonomie. Këto shkolla do të kenë edhe një mbështetje të dedikuar buxhetore për të rritur performancën, cilësinë dhe për të shtuar interesin e nxënësve tanë për të qenë pjesë e arsimit të orientuar”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu

Gjithashtu, në këtë mbledhje të qeverisë, u miratua edhe një vendim për institucionet e arsimit special, duke përmbushur angazhimin për një arsim gjithëpërfshirës.

“Vendimi tjetër që ne miratuam ka të bëjë më transformimin e shkollave speciale, shkolla të cilat arsimojnë fëmijë me aftësi speciale, me aftësi të kufizuar për t’i transformuar në qendra burimore. Qendrat burimore do të jenë struktura që do të ofrojnë jo vetëm shërbime të arsimit për fëmijët, por gjithashtu edhe shërbime rehabilituese, për t’i integruar këta fëmijë në arsimin e zakonshëm.

Qendrat burimore do të kenë mundësi që të ofrojnë trajnime dhe edukim në vazhdim për personelin arsimor, që personeli mësimore i cili sot ofron mësim në cilësinë e mësuesit ndihmës të ketë kurrikula të dedikuara, kurrikula të përshtatura, plane të personalizuara për fëmijët me aftësi ndryshe, sipas specifikave që ata kanë, në mënyrë që integrimi i tyre, por edhe marrja e një zanati, por edhe mbështetja e tyre në vazhdim të jetë pikërisht nga këto struktura që ne do t’i transformojmë në këto qendra burimore”, tha Manastirliu.

Nga vendimi për statusin e veçantë për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv përfitojnë mbi 2700 nxënës. Këto shkolla do të kenë mundësi që të riorganizohen duke përfituar statusin e veçantë sipas kritereve specifike që parashikon Vendimi i  Këshillit të Ministrave.

Ndërsa nga vendimi për transformimin e shkollave të fëmijëve me aftësi të veçanta, në qendra burimore, përfitojnë 9 shkolla, të cilët në ofrojmë shërbime për rreth 520 nxënës më aftësi speciale, ku do të shtohet numri i mësuesve të dedikuar, mësuesve-ndihmës, por nga ana tjetër edhe figura të reja brenda këtyre shkollave, të cilët do të kenë mundësi të ofrojnë jo vetëm arsimim, por edhe mësim plotësues dhe shërbime të tjera mbështetëse për këta fëmijë por edhe për familjet e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë