PD-LSI kërkojnë shkarkimin e Arta Markut, KLP: Nuk është në kompetencën tonë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpalli moskompetencë ndaj kërkesës së partive opozitare PD-LSI, për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku. Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryeprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Në një deklaratë për mediat Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi nuk dha komente për institucionin kompetent për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, ndërkohë që deklaroi se përgjigja është dhënë në shkresën e cila bëhet publike ditën e nesërme.

Grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan në datë 29 Janar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. 

KLP zgjodhi drejtuesit e rinj të Prokurorisë 

Përmes një votimi unanim Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Ky vendim erdhi pasi pasi KPK shkarkoi Artan Bajmanin pasi ky i fundit nuk kaloi sitën e vetingut.

Prokurorja Rozeta Qirjaqi u caktuan me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë. Ndërkohë u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha  për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës.

KLP miratoi unanimisht komandimin e gjashtë anëtarëve  për pozicionet e keshilltarëve përmes procedurës së komandimit të prokurorëve.

Ata janë Arjan Muçaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Artur Cara, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Mihallaq Bleta, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, Mirela Kapo, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Ornela Rrumbullaku, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, Vitjuna Mata, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Gent Ibrahimi deklaroi se këta prokurore të komanduar pranë KLP, nuk duhet të cënojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë. 

U miratuan projekt rregulloret për procesin e rivlerësimit dhe për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit

Gjatë mbledhjes u miratua me shumicë votash projekt rregullorja për zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e dosjeve në kuadër të procesit të rivlerësimit dhe projekt rregullorja për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit.

Tashmë Prokurorët mund të angazhohen në mësimdhënie 2 orë/ javë brënda orarit zyrtar.

Këshilli vendosi gjithashtu se nga sot mbledhjet e KLP do bëhen me dyer të mbyllura.

Në mbledhjet e ardhshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk do lejohet prezenca e medias dhe do të marrin pjesë vetëm anëtarët e këtij këshilli.

VIDEO/Prononcimi i kryetarit të KLP Gent Ibrahimi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 22/02/2019 12:38

    Disa byrzylyqe te argjendeta po vijne per Diktatorin dhe hajdutin e arit , skeni faj ju jo derisa keni budallenje reth vetes qe i mashtroni me gjija shqiprine qe doni ju . pty fare e keqe duheni shkulir me rrenje ju dhe ti o plaku Mere

    Përgjigju
  • Berat: 22/02/2019 12:06

    Hani

    Përgjigju
  • Berat: 22/02/2019 12:06

    Hani

    Përgjigju
  • Berat: 22/02/2019 12:06

    Hani

    Përgjigju
  • Berat: 22/02/2019 12:06

    Hani

    Përgjigju
  • Berat: 22/02/2019 12:06

    Hani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje