Miratohet "vettingu", PD nuk e 
voton: E çojmë në kushtetuese

Miratohet voton: E çojmë në kushtetuese">
Ngërç me reformën në drejtësi. PD paralajmëron se do ta ankimojë në gjykatë kushtetuese ligjin e vetingut, të cilin maxhoranca (PS-LSI) e miratoi në fund të një mbledhjeje 4 orëshe të komisionit të reformës në drejtësi, e vetme.

Të 47 amendamentet e PD-së, për vetingun, pra verifikimin e pasurisë dhe figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, u rrëzuan. Gjë që nuk u mirëprit nga deputetet e djathtë, që në fund e quajtën të gjithë ligjin antikushtetues dhe që devijon dukshëm nga ajo që u miratua me konsensus në 22 korrik.

"Parlamenti kishte një përligj ku opinioni i PD tregonte problemet kushtetuese. Opinioni i PD nuk u reflektua në pr.ligjin e miratuar sot nga komisioni. Nuk u miratuan sugjerimet e ngritura nga ne. PD edhe pse propozoi një nr të madh amendamentesh, u hodhen poshtë pa argumente. Nje pjese e amendamnedeve janë në përpunim. Kërkuam që pr.ligji të kthehet në binarët e amendamenteve kushtetuese. Pa ardhur në binar, ku ligj është antikushtetues. Vota jonë është  kundër për një seri nenesh. Do marrim hapa të tjerë kushtetues në lidhje me ketë ligj. Nuk lejojmë që ligji të shmanget nga vullneti konsensual. Ky ligj devijon sot rëndë nga kushtetuta e miratuar me 22. Opinioni i PD ka 57 faqe, do vazhdojmë më hapat e tjerë legjislativ. Ky proces duhet të ishte konsensual, por po shmanget kushtetuta", deklaroi Oerd Bylykbashi.


Demokratët votuan pro në parim, kundër nen për nen, ndërsa refuzuan të merrnin pjesë në votimin total të vetingut. Atyre iu pranuan vetëm teknikalitet që euralius e opdat i kishin përfshirë në draftin e tyre, dhe të shënuara me të kuqe.


"Në vetting pranohet prania e një palë ndërkombëtare. Kërkuam konsensus nga opozita për komentet që ka bërë mbi vetingun. Miratohen të gjitha komentet e pranuara nga euralius dhe opdat për opozitën. Falenderojme pd. Opozita insistoi në qëndrimin e saj. Në asnjë nen opozita nuk bëri akuza se shkelen dispozitat kushtetuese. Ishin detaje teknike. Në fund opozita nuk mori pjese ne votim edhe pse nuk ishte e pranishme. Falënderoj pd për diskutimin e fryhem. Ligji per verifikimin e gjyqtarëve u kalua me shumecie votash. Verejteje e pd qe moren konsensusin e euralius u miratuan nga mazhoranca. Sot u be një punë shumë e mirë, ligji u përmirësua. Detajet teknike nuk besoj se do te kthehen ne detaje politike. Vetingu është thembra e akilit të reformës. 2 ligjet e tjera do të kalohen sa më shpejt. Falënderoj opozitën për diskutimin", u shperh deputeti i PS, Pandeli Majko
 
Por nëse vetingu pritet të hidhet në votë në një seancë të jashtëzakonshem brënda gushtit, nuk duket se do kenë të njejtin fat dy ligjet e tjera, ai për byronë e hetimit dhe institucionete reja të drejtësisë.

PD paraqiti në komision në draft tjetër alternativ me 47amendamente për 25 nenet e para të ligjit.
Por në to prekeshin edhe 4 shtyllat e cilësuara si të panegociueshmë nga ndërkombëtarët. Vendoseshin afate për kohëzgjatjen e hetimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
 Ndrësa paratë e njerëzve të vetingut, pra kupolës që do të kontrollojnë drejtësinë shqiptare, cuditërisht i kalonin kompetencë hetimi ispektoriatit të kotrollit dhe deklarimit ët pasurive, institucion i anatemuar më herët nga PD. Ndërkohë që euralius ia la këtë të detyrë drejtorisë kundër pastrimit të parave. PD ul n 60 moshën e njerëzve të vetingut, që për ndërkombëtarët duhet të jetë 65. gjithashtu shton një afatesh që duuhen zbatuar nga presidenti i republikës. I parprekur mbetej megjithatë roli i ndërkombëtarëve në verifikimin e kandidatëve për anëtarë të sistemit të drejtësisë.


(Video, Pandeli Majko dhe Oerd Bylykbashi për vettingun)

ZBARDHET DRAFTI I PD PER EURALIUS DHE VETTINGUN

Report TV ka zbardhur propozimet që ekspertët e EURALIUS kanë bërë sot në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi si dhe amendamentet e Partisë Demokratike, ku bie në sy fakti se PD është tërhequr nga kërkesa për përjashtimin e ILDKPI-së nga hetimi i pasurisë.

Në komisin u miratua drafti i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, ndërkohë që nuk u pasqyruan amendamentet e opozitës. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, PD dorëzoi një draft me 25 amendamente, ku prekeshin edhe 4 shtyllat e cilësuara si të paprekshme nga ndërkombëtarët. 

Në draftin e paraqitur nga PD për ligjin për Vetingun vihet re se kërkohet që kontrolli i të ardhurave të bëhet nga ILDKPKI, ndryshe nga sa propozohet në draftin e EURALIUS dhe OPDAT, ku theksohet se kontrolli i të ardhurave do të kryhet nga Drejtoria e Parandalimit dhe Pasteimit të Parave.

Në nenin 6, në amendamentet e PD propozohen afate sa i përketë vlerësimit të figurës dhe anës profesionale të anëtarëve të sistemit të drejtësisë, ndërsa EURALIUS nuk ka parashikuar afate për këtë proces.

Një tjetër ndryshim i propozuar në mendimet e PD-së është edhe Neni 6, i parashtruar në amendamentin numër 9 të draftit të PD-së. Sipas këtij propozimi personat që do të jenë në komisionin e vlerësimit nuk duhet të jenë më shumë se 60 vjeç, ndërsa në draftin e ekspertëve të huaj parashikohet që anëtarët të mos jenë më tepër se 65 vjeç.

Gjithashtu PD kërkon caktimin e afateve për presidentin ne shqyrtimin e kandidaturave për anetarë të vetingut dhe fut në loje sekretarin e përgjithshëm të presidentit.

Gjithashtu PD propozon heqjen e nenit 25 për rrogat e anëtareve dhe keshilltarëve të vetingut. Në amendamentet e PD-së mbetet i parprekur roli i ndërkombëtarëve në verifikimin e kandidatëve për anëtarë të sistemit të drejtësisë.

Por për këto propozime komisioni u shpreh Kundër dhe u miratua projektligji i prozouar nga ekspertët e Euralius dhe OPDAT. Pas mbledhjes relatori i këtij projektligji pandeli Majko u shpreh se Komisioni miratoi fjalë për fjalë draftin e propozuar nga ekspertët e ndërkombëtarëve, por për këtë Oerd Bylykbashi u shpreh se në Komision kaloi një ligj antikushtetuese. Ndjekim deklaratat e tyre pas mbledhjes së Komisionit.



Ora 15:15 Drafti për vetingun miratohet në tërësi, nuk merr pjesë PD.

Komisioni i Reformës miraton në tërësi draftin e Vettingut. Drafti u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim.

  
Ora 13:10 Komisioni i Reformës në miraton në parim draftin e EURALIUS
Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka miratuar në parim draftin e EURALIUS për Vettingun.

Ndërkohë, anëtarët e komisionit janë duke diskutuar nen për nen draftin, pas votimit në unanimitet nga anëtarët e mazhorancës dhe opozitës.

Ora 10:30 PD kontestime për ligjin e Vettingut, dorëzon në Komision amendamentet
Burime brenda takimit bëjnë me dije se, Partia Demokratike vijon kontestimet e saj për ligjin e Vettingut.

Partia Demokratike ka sjellë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi amendamentet e saj, pasi sipas PD-së, EURALIUS ka reflektuar vetëm mbi 20 shqetësime thelbësore të ngritura nga PD-ja nga 50 që ishte numri i tyre në total






  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital