Mirditë, Gjergj Simoni sjell
një ekspozitë me piktura

Mirditë, Gjergj Simoni sjell<br />një ekspozitë me piktura
MIRDITE- Krahina e Mirditës, e cila njihet gjërësisht për historinë e saj të lavdishme dhe kontributin në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të kombit tonë, prej kohësh është lënë në harresë.
 
Po drejtuesit e palodhur të kulturës në këtë qytet, herë pas herë bëjnë përpjekje që nëpërmjet aktiviteteve të shumta të nxjerrin një pah dashurinë për artin dhe kulturën që kanë banorët e kësaj krahine.
 
Një ndër ta është edhe piktori i mirënjohur, Gjergj Simoni, i cili nëpërmjet një ekzpozite me piktura, shpalos bukuritë e shumta natyrore dhe vlerat historike të kësaj krahine.
 
Abstraksion nga sitja e thellë e reales, peisazhi natyror dhe kompozimet e ndryshme janë kryefjalë e këtyre punimve artistike.
Punimet e piktorit Gjergj Simoni janë të hedhura në vaj dhe akrilik, ndërsa bie në sy koloriti i shumtë i përdorur në të gjitha punimet e tij, për të cilat i konsideron si një burim frymezimi për ndjesinë e të mirës ndaj së keqes, kjo si pjesa kryesore e artistëve.
 
Mirdita është një atraksion turistik, dhe historik mjaft tërheqës për të cilin nevojitet një promovim më i madh.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore