MIRDITË - Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur me dhunë banesën e shtetasit Gj.L gjatë natës së mbrëmshme në fshatin Gziq të Mirditës, në vendin e quajtur “Vau Shënkoll”.
Grabitësit pasi kanë hyrë në banesë kanë qëlluar me armë, por nuk ka pasur të lënduar. Ata kanë arritur të marrin një shumë prej 5.000 lekë të reja dhe tre telefona celularë.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes sekuestroi në cilësinë e provës një gëzhojë model 56, kalibër 7.62 mm, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com