MIRDITE- Me dhjetëra punëtorë, që punojnë në ndërtimin e HEC-ve në Mirditë, po protestojnë se kanë 3 muaj pa pagë dhe për kushtet e vështira. Puna për ndërtimin e disa HEC-ëve në lumin Fan, të dhëna me koncension nga qeveria “Berisha”, ka nisur që prej 6 muajsh nga një firmë turke.

Shoferët e kamionëve të firmës thonë për “A1 Report” se po punojnë në kushte shumë të vështira dhe se në galeritë janë në rrezik të ndonjë tragjedie, pasi kryhen shpërthime të fuqishme me dinamit, duke rrezikuar jetën e tyre. Ata kanë bërë të ditur se do të hynë në grevë urie deri në zgjidhjen e kësaj situate.

Punëtorët kanë bllokuar punën prej 2 ditësh, duke mos lejuar asnjë punonjës, që të hyjë brenda deri në zgjidhjen e situatës, që sipas tyre rrezikon jetën e shumë personave. Ndërkohë e firma nuk është lejuar median brenda ambjenteve, pasi kushtet e punës janë ekstreme.

Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)