MIRDITË - Një konflikt pronësie mes dy familjeve, ka përfunduar me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotmë në fshatin Kaçinar të Mirditës mes dy kushërinjve Loci. Njëri prej tyyre është goditur me sende të forta, ndërsa është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, i plagosur ka mbetur Mark Loci, 49 vjeç ndërsa autori i kësaj ngjarjeje, Frrok Loci, 64 vjece, është vënë në pranga. I plagosuri dhe autori janë djem xhaxhallarësh mes tyre. 49-vjeçari Loci mësohet se ka qenë në kërkim nga policia për kundërshtim të tyre.

Sherri mes dy familjeve kishte kohë që kishte nisur për një copë tokë, ndërsa pasditen e sotme sherri ka përfunduar në përdorimin e levave, duke lënë një të plagosur dhe një tjetër në pranga.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)