MIRDITE - Me qindra banorë të fshatit Domgjon në komunën Fan të Mirditës rrezikojnë të izolohen gjatë stinës së dimrit për shkak të mungesës së një ure. Shtimi i prurjeve gjatë periudhës së reshjeve në lumin e fshatit, bën të pamundur lëvizjen e banorëve.

Situata më problematike është për nxënësit e shkollës të cilët ju duhet të kalojnë çdo ditë këtu duke rrezikuar jetën e tyre, ndërsa gjatë dimrit ato izolohen duke mos e frektuentuar shkollën për ditë të tëra.

Banorët apelojnë për ndihmë, pasi e kanë të pamundur lëvizjen kur tashmë jemi në prag të stinës së dimrit dhe nga reshjet e shiut prurjet shtohen. Kjo situatë është prej vitësh në këtë zonë, ndërsa askush nuk ka marrë asnjë masë për ndërtimin e një ure.

Banorët janë të detyruar që të kthejnë kokën nga qielli në shpresë që mos të ketë reshje shiu, pasi në të kundër ato do të vijojnë të jenë të izoluar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)