MIRDITË-Sekuestrohen 15 kilogramë marijuanë në Mirditë, shpallet në kërkim një shtetas.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një banesë në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë ka lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll.
Si rezultat i kontrollit , në afërsi të banesës së shtetasit T.L. 40 vjeç, banues në Perlat i Epërm-Mirditë , në një zonë të pyllëzuar, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë marijuanë fshehur në një bidon plastik.
Shtetasi T.L. nuk u gjet në banesë , u shpall në kërkim si i dyshuar si posedues i lëndës narkotike dhe punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
[gallery]22031[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO