Mirditë-Një aksident i rëndë në punë u shënua në fshatin Tarazh të Mirditës ditën e sotme (27 Tetor).

Një 38 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga kova e fadromës. 

Arbër Caka (në foto) ishte duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij, kur ndodhi edhe aksidenti fatal.

Policia është nisur në vendin e ngjarjes.

“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  (Arbër Caka), 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38-vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.