MIRDITE- Nis aksioni për ndalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në të gjithë vendin. Ministria e Mjedisit nis aksionin nga Mirdita, ndërsa janë ngritur postblloqe në të gjithë vendin.
 
Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur aksionin për ndalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në të gjithë vendin.

Në bazë të një plani masash për parandalimin e masakrës pyjore ka nisur kontrolli i të gjitha pikave të grumbullimit të lëndës drusore duke filluar nga rrethi i Mirditës.

Sipas Specialistit të Policisë Pyjore në ministrinë e Mjedisit, Genci Hoxha, janë ngritur postblloqe në të gjithë vendin, ndërsa vetëm gjatë muajit tetor ka patur 68 automjete të bllokuara me lëndë drusore.

Hoxhaj ka bërë të ditur se aksioni i cili ka nisur në rrethin e Mirditës, gjatë ditëve në vijim do të shtrihet në të gjithë vendin, me qëllim për t’i dhënë fund prerjes në mënyrë të paligjshme të pyjeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)