Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.

Deri tani janë evakuuar 4 familje, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 4 banesa të djegura dhe disa familje të evakuara në Gojan të Pukës! Në Tenë të Mirditës banorët u larguan nga shtëpitë! Situatë më e qetë në mbrëmje (VIDEO)