65-vjeçari, Viktor Bardhi ishte nisur për në punë, tek ujësjellësi dhe pasi kishte bërë 1 kilometër, atentatorët i zunë pritë pikërisht në vendin ku çdo ditë, ai hapte rubinetin për të furnizuar me ujë fshatin, Ndërfushaz.

Kjo do të thotë se atentatorët, që mund të kenë qenë më shumë se dy persona, e kanë ditur mirë itenerarin e përditshëm të shënjestrës.

Makina Mercedes Benz e Bardhit u bë shoshë nga plumbat. Në tokë janë me dhjetëra etiketa mbi gëzhoja, ç’ka dëshmon se breshëria ka vazhduar gjatë.

1788424111_rreshenmakinaeviktimes.jpg

Makina e bërë shoshë nga plumbat

Banorët thanë se nuk kanë dëgjuar krisma, ndaj mendohet se vrasësit kanë përdorur armë me silenciator. Gjithë skena e krimit dëshmon për një atenat të mirëorganizuar.

Sakaq, autorët dogjën makinën fshatin Munaz të Rubikut, afro 10 km larg vendngjarjes. Armët e krimit nuk u gjetën brenda “Audi A4”. Drejtori i Policisë së Lezhës deklaroi se është shoqëruar një person që mund të ketë dijeni për krimin.

“Rreth orës 08:55 jemi njoftuar për një ngjarje të rëndë, vrasjen e një shtetasi në makinën e tij. Rreth 20 minuta më vonë kemi gjetur një makinë të djegur. Kemi një të shoqëruar”, tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça.

1788419406_lezhemakinadjegur.jpg

Makina e djegur e autorëve

Trupi i pajetë i Viktor Bardhit u gjet nga fqinjët që njoftuan policinë. Njëri prej tyre tregon viktima kishte shkuar për të hapur ujin e pijshëm kur ra pre e plumbave.

“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë. Ai ka qenë burrë nuk është ruajtur kurrë”, tha banori.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhin Mirditën me Lezhën, Kukësin, e qytete të tjera por deri më tani s’ka rënë në gjurmë të autorëve. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes me fisin Reçi, pasi në tre vitet e fundit janë vrarë edhe dy persona të tjerë të fisit Bardhi. Bëhet fjalë për Martin Bardhin, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhin (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Ekzekutimi i 65-vjeçarit, drejtori i Policisë Lezhë: Kemi një të shoqëruar (VIDEO)

 

Një i shoqëruar në polici pas vrasjes së 65-vjeçarit në Mirditë. Kështu tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça në një prononcim për mediat.

“Rreth orës 08:55 jemi njoftuar për një ngjarje të rëndë, vrasjen e një shtetasi në makinën e tij. Rreth 20 minuta më vonë kemi gjetur një makinë të djegur. Kemi një të shoqëruar”, tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça.

Ora 10:58
Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Mirditë, banori: Punonte te ujësjellësi, e vranë ndërsa shkonte të hapte ujin (VIDEO)

 

Një banor i zonës ka thënë për Report Tv, se 65-vjeçari punonte te ujësjellësi. Ndërsa tregon se e përshëndeti, banori shprehet se po shkonte të hapte ujin kur e vranë.

“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë. Ai ka qenë burrë nuk është ruajtur kurrë”, tha një banor i zonës.

Ora 10:38
Breshëri plumbash në pjesën e përparme, Report Tv siguron pamjet e makinës së 65-vjeçarit të ekzekutuar (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e makinës së Viktor Bardhit që u ekzekutua sot në Mirditë. Siç shihet edhe nga foto makina tip ‘Benz’  e 65-vjeçarit është qëlluar me breshëri plumbash në pjesën e përparme. 

Ndërsa pas atentatit makina është përplasur me barrierat e urës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Ora 10:03
Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Mirditë, Report Tv sjell pamjet nga mjeti i autorëve duke u djegur (VIDEO)

 

Report Tv sjell pamjet e mjetit të autorëve të vrasjes së Viktor Bardiit në Mirditë paraditen e së enjtes.

Mjeti i autorëve u gjet në fshatin Munaz Rubik

Ora 09:54
SKEDA/ Historiku i përplasjeve mes fisit Reçi e Bardhi, si nisi kalvari i ekzekutimeve në vitin 2016

Vrasja e 69-vjeçarit Viktor Bardhi këtë të enjte në Mirditë dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari të gjatë konfliktesh që janë mbyllur me shumë viktima. E fundit përplasje plumbash mes fiseve vrasja e nipit të Viktor Bardhit, Kristiani i cili u ekzekutua në janar 2025, ngjarje për të cilë u shoqërua edhe nipi i Kastriot Reçit.

9 shtator 2016

Gjithçka ka nisur më 9 shtator 2016, mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen, konflikt që do të pasonte shumë viktima. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallash kur pinte kafe në lokal.

28 prill 2017

Më 28 prill 2017 u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.

6 shtator 2017

Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali. Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga persona të maskuar, të cilët qëlluan drejtë tij dhe humbi jetën menjëherë. Familja Bardhi dhe Gjini, njihen për miqësitë me njëra- tjetrën.

13 gusht 2019

Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Ai u qëllua disa herë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. Viktima ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes.

7 janar 2020

Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër, me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.

15 shtator 2020

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.

15 dhjetor 2020

Anton Keli u ekzekutua më 15 dhjetor 2020 duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pasi u qëllua lëvizi në këmbë për disa metra, hyri në një markat i plagosur. Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën, por nuk mundi të mbijetojë. 51-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një distancë e afërt dhe një nga plumbat e preku gjoks. Keli ishte kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit. Vrasja e tij dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi.

26 shtator 2023

Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij në shtator. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.

13 janar 2025

Kristian Bardhi allias Marku u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025. Autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë.

Ora 09:27
U ekzekutua sot në Mirditë, Viktor Bardhit 3 vite më parë iu vra i vëllai, në 2025 nipi! Kalvari i hakmarrjes mes fiseve Bardhi e Reçi

Martin Bardhi dhe Kristian Bardhi

Një kalvar përplasje mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite.  I radhës që humbi jetën ishte Viktor Bardhi, 65 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Vetëm 3 vite më parë, Bardhit i ishte ekzekutuar i vëllai, i cili po ashtu dyshohet se u u vra për hakmarrje në shtator 2023. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre të afërmit e tij u plagosën. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit,  i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.

Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi allias Marku. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.

Në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot ReçitSaimir Reçin në 26 marsin e dy viteve më parë. Policia nuk arriti të provonte përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë. Por pas kësa tentative për vrasje, të riut ii vranë xhaxhanë Martin Bardhi.