Mirditë/ Banorët e Kaçinarit në protestë: Rama dhe Balluku të anulojnë kontratën koncesionare për hidrocentralet! Lëmë jetën në mbrojtje të burimeve ujore!

Rinovimi i lejes së shfrytëzimit për hidrocentralet në Kaçinar të Mirditës ka ngritur në protestë banorët e kësaj zone. Ata u mblodhën tek bashkia, ku zhvilluan një takim me kryebashkikuan Albert Melyshi e më tej vazhduan tubimin ne shesh. Banorët kërkojnë nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise të anulojë kontratën e lidhur me kompaninë koncesionare “Shperdhaza Energji Sh.p.k”, duke kërcënuar se do të mbrojnë me forcë burimet ujore. Ata thanë se nuk do të lejojnë futjen e ujit ne tuba, pasi përrenjte i shfrytëzojnë për bujqësi e blegtori.

“Atë ujë dhe atë tokë ma kanë lënë të parët. Për pronën time unë lë kokën!”

“Jam kundër ndërtimit sepse firma ka bërë falsifikim të firmave, ne s’kemi firmos për ndërtimin e HEC-ve”.

"Nuk lejojmë firmën të futet në Kaçinar. Pa ujë ne s'kemi jetë në fshat".

“I bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe ministres Balluku të terhiqen nga ky koncesion”, -thanë banorët, protesues.

Ndërsa kryebashkiaku Melyshi tha se kompania koncesionare ka paraqitur në bashki gjithe dokumentacionin ligjor, por gjithsesi ai do të respektoje vullnetin e banorëve.

“Ne informuam banorët me gjithë dokumentacionin që baseni Mirdite disponon rreth këtij projekti. Bashkia Mirdite në çdo vendmarrje do të konsultohet me banorët. Nëse ata e kundërshtojnë ne jemi palë me ta”, tha Albert Melyshi, kryetar i Bashkise se Mirdites.

Kompania “Shperdhaza Energji” me administrator Kreshnik Malajn ka lidhur kontratë koncesioni që në vitin 2015 me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Objekti i kontratës është financimi, projektimi, ndërtimi, kolaudimi, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit të Kaçinarit në zonën ujëmbledhëse të lumit Shpërdhazë, degë e lumit Fani i Madh, Mirditë. Së fundmi kompania ka rinovuar lejet për zbatimin e këtij projekti të mbartur prej 9 vitesh.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/05/2024 01:35

    Bravo z.Melyshi qe do te merrni parasysh opinionin e banoreve!Kjo eshte menyra me e mire per te vene ne zbatim kuoten linkoniane /Qeveri e popullit,nga populli,per popullin.../! Kjo eshte menyra me e mire e nje qeverimi demokratik dhe e nje respektimi te vullnetit te votuesve.Le t'i mundesohet kompanise koncensionare qe t'a ndryshoje kontraten, qe ne vend te HEC te ndertoje mullinj ere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’