Mirditë, banorët e Thirrës 14 ditë në çadër: S’lejojmë ndërtimin e HEC-it, bagëtitë po ngordhin për ujë!

Prej 14 ditësh një grup banorësh të fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe në Mirditë protestojnë kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe fakrike uji. Sipas tyre, kompania “Sang1” ka punuar në kundërshtim me ligjin, ndaj janë detyruar të bëjnë roje në çadër, për të mos lejuar avancimin e punimeve. Këtë të hënë në mbështetje të tyre, tek çadra e qëndresës, shkuan banorët e Zall Gjocajt, të cilët gjithashtu prej 5 vitesh vijojnë betejen për të njejten kauze.

“Kemi ardhur në përkrahje të banoërve të Thirrës që janë ngritur në mbrojtje të burimeve ujore. 2500 bagëti po ngordhin për ujë sepse s’ka pikë uji. Ato burime që kemi pasur nga hapja e tuneleve kanë shterruar”, tha Dhimiter Koleci, banor Zall-Gjocaj.

Teksa vijojnë të qëndrojnë në çadër me turne, banorët e Thirrës thanë se do të bëjnë roje derisa Gjykata e Administrative e Apelit të dalë me vendim përfundimtar.

“Duam të zhvillojmë bujqësinë dhe turizmin, ndaj nuk lejojmë futjen e ujit në tuba”, tha Besnik Paci, banor i fshatit Thirrë.  

Ata shprehen të vendosur për të mos lejuar ndertimin e HEC-it, pasi me burimet ujore kanë të lidhur jetesën, në bujqësi e blegtori.  

“Kam mbjellë arra dhe gështenja. Bashkë me vëllezerit duam të bëjmë biznes, por por këta s’na lejojnë, po na marrin ujin e burimeve. Në vend që të festojmë për Pashkë në shtëpitë tona, jemi detyruar të rrimë roje këtu në mal”, u shpreh Ndue Prenga banor i Thirrës.

Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës në Mirditë është dhënë nga qeveria në 2018-ën por në qershor 2023 është pezulluar përkohësisht nga Gjykata Administrative e Apelit, derisa çështja të shqyrtohet në themel.

Pezullimi erdhi pas padisë së depozituar nga banorët, të cilët pretendojnë se kompania “Sang1” ka falsifikuar firmat e tyre për të marrë lejen në insitucione. Ndërsa ne shtator 2023, Zyra e Përmbarimit Lezhë zbatoi vendimin e Gjykatës për pezullim të punimeve. Sakaq kompania i ka mohuar akuzat dhe vazhdon beteja gjyqësore.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 02/04/2024 10:51

    mos i lejoni,,,ne cdo vdnd keta te cmendur duan te bejne hidrocentrale...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë