5 shtëpi rrezikohen nga rrëshqitjet masive të tokës në zonën e Kthellës në Mirditë.

Situata paraqitet problematike në fshatin Bungaj ku sipërfaqe të mëdha tokë kanë rrëshqitur, duke krijuar çarje të mëdha në afërsi të banesave.

Nga rrëshitjet dhe çarjet e tokës rrezikohet edhe ujësjellësi i qytetit të Rreshenit. Pak ditë më parë një segment i tubacionit të këtij ujësjellësi u dëmtua si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

Sipas kryetarit të fshatit janë rreth 50 hektarë tokë ku janë konstatuar çarje të mëdha dhe rrëshqitje dherash.

‘’Problemi këtu se këtu janë 5 fshatra. Janë më shumë se 100 nxënës që vijnë nga këta fshatra, por që penalizohen pasi arsimi merret ne qytetin e Rrëshenit. Plus kësaj janë edhe 5 familje që nga momenti në moment mund t’i shemben shtëpitë’’, u shpreh Mark Tryci kryetar i fshatit Bungaj.

Çarjet e tokës kanë ndodhur si pasojë e reshjeve masive që përfshinë vendin pak ditë më parë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com