MIRDITË - Makina e kryetarit të komunës Kaçinar në rrethin e Mirditës ka shpërthyer orës 01:30 të mëngjesit të sotëm (e martë).   Makina në pronësi të  Petrit Bardhi (ne foto) ishte parkuar pranë banesës së motrës së tij.

Sipas policisë makinës fillimisht i është thyer xhami i përparmë, më pas është lyer me benzinë dhe i është vënë flaka. Më pas makina ka shpërthyer. 

Kryetari i komunës Kaçinar Petrit Bardhi, i PS-së në një prononcim telefonik për A1 Report akuzon ish kreun e kësaj komune, si përgjegjës të shpërthimit të makinës së tij të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes.

Bardhi është marrë në pyetje edhe nga policia ndërsa kanë nisur hetimet e ngjarjes. Nga shpërthimi automjeti ka pësuar dëme të mëdha, nuk pasur viktima apo të lënduar.

Lajmi fillimisht u publikua në orën 06:09 dhe u përditësua në 11: 05
(b.m/sg/shqiptarja.com)