MIRDITE- Një kambist është grabitur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Rrëshenit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në momentin kur 42 vjeçari i identifikuar si Anton Shqalsi ka qenë duke dalë nga pallati i tij.
Policia thotë se 2 persona të pamaskuar i kanë grabitur rreth 40 milionë lekë kambistit. Nga të dhënat e para mësohet se autorët kanë përfituar nga moment kur kambisti pasi ka nxjerrë makinën nga garazhi, ka lënë hapur makinën për të mbyllur derën e garazhit.
Në këtë moment hajdutët i kanë marrë çantën me lekë e cila ishte në sediljen e parë të mjetit dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com