Mirditë, kultura tradicionale tërheq
turistët e huaj, i bashkohen valleve

Mirditë, kultura tradicionale tërheq<br />turistët e huaj, i bashkohen valleve
MIRDITE - Mirdita prej kohësh është kthyer në një destinacion mjaft tërheqës për turistët vendas dhe te huaj. Për tërheqjen e turistëvë nuk mjaftojnë më vetëm bukuritë natyrore, por edhe iniciativat, siç është ajo e ndërmarrë ngë drejtuesit vendore, të cilët kanë organizuar një aktivitet, kryfjelë e të cilit ishte promovimi i vlerave të zonës nëpërmjet folkut.

Improvizimi i dasmes Mirditore në një nga fshtrat më piktoresk të krahinës, muzika folklorike, ushqimet bio dhe bukuritë natyrore kanë tërhequr vëmendjen e pushuesve të huaj, të cilët nuk kanë ngurruar të performojnë valle shqiptare.

Turistët kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës dhe kjo krahinë me histori të lavdishme është mjaft tërheqëse për ta, teksa shtojë së do punojnë për promovimin e saj.
 
"Tradita Shqiptare më ka tërhequr në përgjithësi ku pjesë e traditës janë dhe dasmat, dhe po kënaqemi këtu Mirditë. Këtu ka ajër të pastër ushqim bio, njerëzit janë shumë të dashur dhe mua më pëlqen shumë ndaj dhe kam ardhur. Duke parë gjithë këto bukuri që të ofrohen në këtë zonë do ti ftoj dhë miqtë e mi që të vinë këtu". shprehet një nga turistët.

Për drejtuesit vendorë organizimi i këtij aktiviteti pritet të ketë një impkat në zhvillimin e turizmit në këtë zonë, që prej vitesh vuan vëmendjen e shtetit.

"Ne akoma nuk dimë të shesim vlerat tona. Turizmi ekologjik i gërshetuar me turizmin kulturor besoj do të jetë një nxitje për vërshimin e turizmit në Shqipëri. Ne kemi mjaft veçanti qoftë në veshjen në etnografi, qoftë në kulturën e të kënduarit e të kërcyerit dhe vallet tona janë vërtetë të rralla." tha Gjok VUKA Kryetar i Bashkisë Rubik.

Gjergj Marku një nga organizatorët kryesor të këtij aktiviteti shprehet se kjo mënyrë promovimi që vjen nga Mirdita është një risi për turizimin malor Shqiptar, 

"Kjo risi që vjen sot për herë të parë në turizmin shqiptar, mendoj se në vitet tjera do të jetë në projekte të vazhdueshme dhe pse jo të futet në kalendaret vjetore të Ministrisë së Kulturës dhe Agjensisë Kombëtare të Turizmit dhe të qeverisë. Është një nga destinacionet turistike kulturore më interesante. Të gjithë këta njerëz të ardhur po kënaqen me vallet, me këngën, me veshjen tradicionale, me gjithçka të bukur të Mirditës." u shpreh Gjergj MARKU Drejtor i Pallatit të Kulturës Rrëshen

Organizatorët e këtij aktiviteti shprehen se nuk do të ndalën me kaq, teksa i bëjnë apel bisnesit të jetë më bashkëpunues.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë