Protesta e minatorëve të Spaçit në Mirditë ka hyrë në ditën e 27-të, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve. Pavarësisht kushteve atmosferike edhe mëngjesin e kësaj të marte punonjësit janë mbledhur në hyrjen kryesore të minierës, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Situata është tensionuar më tej pasi rreth 40 punonjës të tjerë janë shkarkuar nga puna gjatë ditëve të fundit, me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë.
Megjithatë minatorët të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.
Por këto kërkesa janë refuzuar nga kompania konçensionale "Tete Albania", me pretendimin se sindikata nuk plotëson kriteret ligjore dhe pavarësisht ndërhyrjes të insitucioneve vendore dhe qendrore deri tani ka munguar dialogu mes palëve.
“Tete Albania Tunnel & Mining” është degë e grupit turk Tete Turkey dhe ka marre leje shfrytëzimi nga shteti shqiptar në vitin 2018. Kompania bën nxjerrjen e përpunimin e bakrit dhe numëron mbi 200 punëtorë.
Komente












Mos u dorezoni,vazhdoni greven! Mos lejoni t'i zevendesojne te pushuarit.Sot pushuan 40,neser mund te pushojne te tjere,por ne fund do te detyrohen te bejne kontrate me ju.
PërgjigjuShteti duhet te nderhyje per sa kohe nuk ka sindikata. Njerezit nuk hiqen nga puna se protesting. Duhet ti hiqet licensa firmes.
PërgjigjuShkarkimi ne mase i punetore sjell ne fuqi kontraten kolektive sipas ligjit.
Përgjigju