Mungesa e mjeteve të transportit për ti lidhur me qendrën urbane ka detyruar shumë banorë në fsharat e thellë të Mirditës që të lëvizin me kafshë.

Një ndër ta është edhe 80-vjeçari Ndue Simoni nga fshati Spaç i Komunës Orosh në Mirditë.

Duke sfiduar moshën por dhe kushtet atmosferike 80-vjeçarit i duhet të ecë dy orë me kafshë transporti për të marrë shërbimet në qytezën e Repsit.

Ai tregon se nuk ka zgjidhje tjetër pasi mungon linja e transportit, ndërsa gjatë dimrit 50 famlije në këtë fshat izolohen plotëshit pasi trashësia e dëborës arrin në një metër.

80-vjeçari Ndue Simoni e kryen këtë veprimtari prej vitësh, ndërsa thotë se në këtë mënyrë lëvizn dhe banorë të tjerë në këtë zonë pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

Mungesa e infrastrukturës rrugore ne zonat e Mirditës është kthyerr në makthin e banorëve të këtyrë zonave, të cilët nuk kanë ansjë mundësi komunikimi.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)